Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Lapaj FLET pas shoqërimit të djeshëm: Unë jam shoqëruar tetë herë, jam mësuar, por kam hallin e qytetarit të thjeshtë që nuk di ligjet

Shkruar nga Newsbomb
Lapaj FLET pas shoqërimit të djeshëm: Unë jam shoqëruar
Kreu i partisë “Shqipëria Bëhet”

Kreu i partisë “Shqipëria Bëhet” ka folur mbrëmjen e sotme për momentin kur dje efektivët e shoqëruan në Komisariatin numër 6 të Tiranës, pas situatës së tensionuar në rrugën “George W Bush” në kryeqytet. Duke folur me shifra për momentet e ndalimit dhe arrestimet e tij, Lapaj thotë se ai është mësuar me këtë por është i shqetësuar për qytetarin e thjeshtë që nuk i di shumë mirë ligjet.

Sipas Lapajt, ashtu siç e ka bërë me dije dhe më parë, shoqërimi i tij u bë pasi tentoi që të ndërhynte në momentin kur efektivët shoqëruan gazetarin Shpend Gashi, për të cilin thotë se e kanë rrethuar dhe disa civilë.

“Në momentin kur ka ndodhur incidentin kam qenë dëshmitar diku te shkallët e ish selisë demokratike, dhe në një moment Shpend Gashi ka shkuar ndërmjet një polici dhe një vajze zonjë, për të mos e marrë për ta arrestuar. Aty pastaj kanë shkuar dy efektivë, pastaj e disa civilë” thotë Lapaj për intervistën e dhënë për “Now me Erla Mëhillin”.

Më tej, kreu i “Shqipëria Bëhet” ndan detaje nga momenti i shoqërimit të tij, ku sipas tij 10 civilë dhe disa efektivë e kanë rrethuar e pastaj shoqëruar për në Komisariat. Ndërsa thotë se ai u shoqërua pasi bëri punën e tij si qytetar duke u solidarizuar me Shpend Gashin që e quan të ngjashmin e tij. në lidhje me shoqërimin e tij Lapaj flet i pashqetësuar për këtë pjesë pasi thotë se brenda tetë muajve është shoqëruar shtatë herë e tashmë është mësuar me këtë.

“Momenti që më bëri që të ndërhyja ishte kur i vendosën dorën në grykë Shpend Gashit, një civil e kapi në fyt gazetarin. Unë bëra detyrën time si qytetar për të qenë solidar me të ngjashmin tim në protestë që ishte Shpend Gashi. Aty pastaj  10 veta civil rreth meje, ky është shoqërimi i shtatë, gjashtë kanë qenë se ky nuk ishte arrestim por shoqërim, në tetë muajt e fundit. Nuk  kam problem unë këtë punë. Mua nuk kanë çfarë më bëjnë, këto ndodhin që të trembin qytetarin e zakonshëm. Të trembin njerëzit që nuk e dinë ligjin mirë” shton më tej Lapaj.

Reagimi i Adriatik Lapajt:

Në momentin kur ka ndodhur incidentin kam qenë dëshmitar diku te shkallët e ish selisë demokratike, dhe në një moment Shpend Gashi ka shkuar ndërmjet një polici dhe një vajze zonjë, për të mos e marrë për ta arrestuar. Aty pastaj kanë shkuar dy efektivë, pastaj e disa civilë.

Momenti që më bëri që të ndërhyja ishte kur i vendosën dorën në grykë Shpend Gashit, një civil e kapi në fyt gazetarin. Unë bëra detyrën time si qytetar për të qenë solidar me të ngjashmin tim në protestë që ishte Shpend Gashi. Aty pastaj  10 veta civil rreth meje, ky është shoqërimi i shtatë, gjashtë kanë qenë se ky nuk ishte arrestim por shoqërim, në tetë muajt e fundit. Nuk  kam problem unë këtë punë. Mua nuk kanë çfarë më bëjnë, këto ndodhin që të trembin qytetarin e zakonshëm. Të trembin njerëzit që nuk e dinë ligjin mirë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese