Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zjarri në Himarë, Vangjel Tavo falenderon institucionet shtetërore për përballimin e situatës: Punë heroike! Bashkia do të jetë pranë çdo familjeje të prekur

Shkruar nga Newsbomb
Zjarri në Himarë, Vangjel Tavo falenderon institucionet
Vangjel Tavo

Kryetari Bashkisë së Himarës Vangjel Tavo zhvilloi ditën e sotme një takim me emergjencat civile dhe ekipin e zjarrfikësve ku i falenderoi për përballimin e situatës kritike me zjarret që përfshiu zonën disa ditë më parë.

Ai tha se në momentet më kritike shteti u përfaqësua nga njerëz që i dolën përballë problemit, njerëz të punës dhe sakrificës suke rrezikuar edhe jetën e tyre.

Kryebashkiaku i Himarës falenderoi gjithashtu edhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Brendshme, Drejtorinë e Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, Policinë e Shtetit, Prefekturën e Qarkut Vlorë dhe Komisariatin e Policisë Himarë, duke e vlerësuar kontributin e tyre.

Tavo nuk la pa përmendur edhe qytetarët e thjeshtë të cilët u solidarizuar me situatën, burrat dhe gratë që ofruan ndihmën e tyre për përballimin e situatës së krijuar.

Ai u zotua se bashkia do të vijojë të mbështesë komunitetin në rikuperimin pas fatkeqësisë.

“Faleminderit me zemër çdo zjarrfikësi të Bashkisë Himarë dhe forcave zjarrfikëse të ardhura nga bashkitë që na ndihmuan. Puna e tyre gjatë atyre orëve të vështira ishte vërtet heroike. Puna jonë vazhdon, për të qenë pranë çdo familjeje të prekur dhe për të rikuperuar dëmet e shkaktuara,” u shpreh kryebashkiaku.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese