Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Protestuesit nuk “bëjnë pas”, PARALAJMËROJNË bllokimin e kryqëzimeve në Tiranë, ulen këmbëkryq në rrugë

Shkruar nga Newsbomb
Protestuesit nuk “bëjnë pas”, PARALAJMËROJNË
Foto nga protesta

Protestuesit në ditën e 102 kanë zgjedhur të bllokojnë disa akse rrugore të kryeqytetit, ku disa qytetarë janë ulur këmbëkryq në mes të rrugës.

Qytetarët kanë bllokuar disa akseve kryesore të kryeqytetit, mes tyre kryqëzimin te Rruga e Elbasanit dhe kryqëzimin që të çon në drejtim të Sheshit “Skënderbej”, si dhe kanë paralajmëruar që do të bllokojnë çdo kryqëzim ku do të marshojnë sonte në kryeqytet.

Ata fillimisht nisën në urën e madhe të unazës, duke mos lejuar makinat dhe urbanët që të qarkullojnë. Njëzëri qytetarët dëgjohen duke brohoritur në kor: Rama në burg, Berisha në burg.

Po ashtu qytetarët mbajnë në duar disa pankarta, përmes të cilave u bëjnë thirrje studentëve që t’u bashkohen protestës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese