Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Në protestë janë të mirëpritur të gjithë", Adriatik Lapaj: Berisha duhet të kishte dalë në pensionin politik

Shkruar nga Newsbomb
"Në protestë janë të mirëpritur të
Adriatik Lapaj

Kreu i Lëvizjes "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, i ftuar në emisionin "Now" me Erla Mëhillin në Euronews Albania, foli për protestën kundër qeverisë, duke thënë se në shesh janë të mirëpritur të gjithë qytetarët.

Lapaj theksoi se protesta nuk duhet të ketë bileta dhe se kushdo që dëshiron ndryshimin e vendit mund të marrë pjesë, pavarësisht bindjeve politike.

"Në protestën kundër qeverisë janë të mirëpritur të gjithë dhe çdokush ka të drejtë të jetë në shesh. Nuk duhet të vihen bileta në atë shesh, duhet të jetë çdo socialist, çdo demokrat dhe çdo qytetar që do që ky vend të ndryshojë. Çdo qytetar që nuk i ka hyrë në hak këtij vendi mund të vijë", tha Lapaj.

I pyetur për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, Lapaj u shpreh se ai duhej të ishte tërhequr tashmë nga politika aktive.

"Sa i përket kreut të PD-së, mendoj që Sali Berisha duhet të ishte tërhequr në pensionin e tij politik dhe nuk duhej të merrej me këtë punë", përfundoi ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese