Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Protestuesit goditën makinën e një shoferi që kërkoi t'i hapnin rrugën, reagon Rama: Për çfarë saktësisht është fajtor qytetari? 

Shkruar nga Newsbomb
Protestuesit goditën makinën e një shoferi që kërkoi
 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X pas incidenteve të mbrëmjes së sotme gjatë protestës në Tiranë, ku protestuesit bllokuan qarkullimin dhe goditën automjetin e një qytetari te Ura e Lanës.

Në reagimin e tij drejtuar në platformë"X" Rama kujton thënien e vjetër që i ka mësuar gjyshja e tij dhe akuzon se disa po tentojnë të minimizojnë dhunën si “akte të izoluara”.

"Gjyshja ime e mrekullueshme më mësoi mençurinë e vjetër latine: Të gabosh është njerëzore, por të ngulmosh në të njëjtin gabim është djallëzore. Përgjigjja juaj @democrats_eu më bën të pyes veten nëse politikanë pikërisht si ju frymëzuan pjesën e dytë të asaj fjalie.

Ju e dënuat dhunën ndaj përfaqësuesve të zgjedhur, vetëm pasi unë jua vura pamjet para syve. Pastaj menjëherë e minimizuat si 'akte të izoluara'. Për 101 ditë, protesta është zhvilluar në bulevard pa asnjë problem përsa i përket të drejtës për t'u mbledhur, për të folur dhe për të kritikuar. Por pengimi fizik i parlamentarëve të zgjedhur për të hyrë në Parlament dhe abuzimi me një deputete grua të respektuar që thjesht po përpiqej të shkonte në vendin e saj të punës, nuk është disidencë. Është dhunë.

Tani vjen një tjetër shembull i freskët i 'akteve tuaja të izoluara'. Protestuesit bllokojnë një kryqëzim të qytetit, rrethojnë makinën e një qytetari të zakonshëm që thjesht dëshiron të kalojë dhe fillojnë ta godasin. Për çfarë saktësisht është ai fajtor? Që po përpiqet të vazhdojë rrugën e tij? A do të kishit mirësinë ta dënonit edhe këtë, qartë dhe pa asnjë justifikim? Unë nuk po përdor dhunën e disave për të diskredituar çdo protestues. Ju jeni duke përdorur sjelljen paqësore të shumëkujt për të minimizuar dhunën e të tjerëve. Hajde, bëhu trim dhe thuaje: Kjo nuk është disidencë. Kjo është dhunë", shkruan Rama.

Kujtojmë se protesta mbrëmjen e sotme është shoqëruar me tensione dhe bllokim të disa akseve kryesore në kryeqytet dhe si u krijua trafik i rënduar. Një incident u shënua te Ura e Lanës, ku  protestuesit rrethuan dhe goditën makinën e një qytetari që kërkoi të lirohej rruga. Kjo vjen një ditë pas përplasjeve para Kuvendit, ku u hodhën vezë në drejtim të deputetëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese