Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping mund të zhvillojnë një takim të përbashkët në nëntor. Kremlini deklaroi se samiti trepalësh u diskutua gjatë një telefonate mes Trumpit dhe Putinit, ndërsa Shenzhen po përmendet si një nga vendet e mundshme për zhvillimin e takimit.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, foli për një takim të mundshëm, duke thënë se aktualisht po zhvillohen diskutime për një samit të përbashkët mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës, në margjinat e samitit të APEC-ut në Shenzhen të Kinës.
Peskov konfirmoi se kjo çështje ishte ndër temat që Trumpi dhe Putini diskutuan gjatë telefonatës së tyre më 8 shtator.
"Gjatë telefonatës së tyre, Putin dhe Trump diskutuan mundësinë e organizimit të një samiti trepalësh Rusi-Kinë-SHBA në margjinat e samitit të APEC-ut në Shenzhen", tha zëdhënësi i Kremlinit.
