Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Skandal në Velipojë, avokati publikon pamjet: A u morën masa për ata që nxorrën KALLASHNIKOV në lokal? (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Skandal në Velipojë, avokati publikon pamjet: A u morën masa
Foto nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në një lokal në zonën Gomsiqe e Re, Velipojë ku disa persona janë shfaqur me kallashnikovë në duar, ndërsa janë ngritur dyshimet se në këtë ngjarje janë implikuar dhe punonjës policie. Rastin e ka bërë të ditur avokati Arben Llangozi, i cili ka ngritur dhe pikëpyetjet në lidhje me rolin e efektivëve të përfshirë në këtë rast.

Sipas avokatit, në materialet e administruara dalin inicialet K. N., V. P., E. G., F. G. dhe G., ndërsa në ngjarje dyshohet se janë përfshirë edhe efektivë policie. Llangozi bën me dije se pamjet e kamerave të sigurisë janë marrë dhe administruar, deklarimet janë dokumentuar dhe dinamika e ngjarjes mund të verifikohet nga provat që ndodhen në dosje.

Sipas avokatit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pasur mundësinë të verifikojë pamjet, deklarimet dhe rolin e secilit efektiv, por deri tani nuk rezulton asnjë reagim që t’i përgjigjet seriozitetit të ngjarjes.

"Velipojë, AK-47 dhe pistoletë në lokal/ Pamjet u administruan, por për punonjësit e policisë nuk u mor asnjë masë
Një ngjarje e rëndë e ndodhur në Gomsiqe e Re, Velipojë, ku sipas akteve të çështjes janë shfaqur një kallashnikov AK-47 dhe një pistoletë, ngre pikëpyetje serioze për mënyrën se si janë trajtuar punonjësit e policisë që përmenden në këtë histori.

Në materialet e administruara dalin inicialet K. N., V. P., E. G., F. G. dhe G., ndërsa sipas informacioneve që disponojmë në ngjarje përfshihen edhe punonjës policie. Pamjet e kamerave të sigurisë janë marrë dhe administruar, deklarimet janë dokumentuar dhe dinamika e ngjarjes mund të verifikohet nga provat që ndodhen në dosje.

Por problemi është pikërisht këtu, provat janë administruar, ndërsa sipas të dhënave tona ndaj punonjësve të policisë të përfshirë nuk është marrë asnjë masë. AMP ka pasur mundësinë të verifikojë pamjet, deklarimet dhe rolin e secilit efektiv, por deri tani nuk rezulton një reagim që t'i përgjigjet seriozitetit të ngjarjes.

Kur në një dosje ke AK-47, pistoletë, pamje filmike dhe punonjës policie të përmendur, nuk mund të mjaftohesh vetëm duke futur provat në fashikull. Pyetja për AMP-në është e drejtpërdrejtë: provat u administruan, po masat ku janë?", shprehet avokati Arben Llangozi, i cili ka bërë publik rastin me video.

VIDEO CREDITS: Avokati Arben Llangozi

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese