Lapaj mbështet Florian Binajn në garën për Bashkinë e Tiranës

9 Shtator 2026 | 23:30

Adriatik Lapaj deklaroi se lëvizja “Shqipëria Bëhet” vazhdon të mbështesë Florian Binajn si kandidat për Tiranën dhe se deri më tani nuk ka asnjë vendim për ndryshimin e këtij qëndrimi.

I pyetur nga Erla Mëhilli nëse do të vazhdojnë ta mbështesin Binajn, pasi ky i fundit ka deklaruar se ka ambicie për të vazhduar kandidimin, Lapaj tha se vendimi për mbështetjen e tij është marrë nga kryesia e lëvizjes dhe mbetet në fuqi.

Erla Mëhilli: A do vazhdoni ta mbështesni Binaj për Tiranën? Sepse Binaj për shembull këtu në këtë televizion ka deklaruar që po, e ka ambicien për të vazhduar të kandidojë.

Lapaj: Ne vendimin për të mbështetur zotin Binaj e kemi marrë në kryesinë e lëvizjes. Ky vendim nuk ka ndryshuar deri tani. Nëse zoti Binaj do të mbajë fjalën siç e ka dhënë, që tha se pavarësisht nëse do të tërhiqen të gjithë të tjerët unë do ta vazhdoj garën, unë deri tani nuk kam legjitimitet nga kryesia që të them të kundërtën e kësaj që po them. Ne vazhdojmë me kandidatin Florian Binaj, të cilin e kemi mbështetur zyrtarisht. Ne nuk i ndryshojmë vendimet tona se Adriatiku u çua mirë a u çua keq. Zoti Binaj pastaj do e vazhdojë apo jo garën e vendos vetë. Nëse “Shqipëria Bëhet” mblidhet dhe vendos në Këshill Kombëtar se nuk duhet ta bëjë, do njoftohet në vazhdim. Por deri tani, zoti Binaj është kandidati që ne e kemi mbështetur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Veliaj me “një këmbë” jashtë burgut? Artan Hoxha “zbërthen” përpjekjet e kryebashkiakut

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me çështjen e kryebashkiakut Erion...
22:28 | 09/09/2026

“Nuk jemi mbledhur në protestë se e duam njëri-tjetrin”, Lapaj: Shabanin nuk e njoh

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën...
21:44 | 09/09/2026

Analisti ngre alarmin: Grupet kriminale të këtyre tre zonave kanë kanë infiltruar njerëzit e tyre në protestë

Analisti Lavdrim Lita, i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ka ngritur shqetësimin për praninë e policëve civilë në protestë, duke pretenduar se mes...
21:42 | 09/09/2026