Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Kafshë të droguar!” Bllokimi i rrugëve në Tiranë nga protestuesit, kantautori DENONCON publikisht: Më goditën me kamera në fytyrë (REAGIMI)

Shkruar nga Newsbomb
“Kafshë të droguar!” Bllokimi i rrugëve në
Pamje nga bllokimi i rrugeve ne diten e 102-te te protestes

Bllokimi i rrugëve në ditën e 102-të të marshimit të qytetarëve në Tiranë është shoqëruar me tensione mes protestuesve dhe qytetarëve të tjerë që nuk kanë qenë pjesë e protestës. Një denoncim publik është bërë nga kantautori Sajmir Çili, i cili i irrituar se mbrëmjen e djeshme nuk i kanë liruar rrugën teksa ai ishte me fëmijë të vogël, shkruan se është përplasur me një person të dobët me mjekër.

Çili shton se përveç bllokimit të rrugëve, protestuesit djeshëm kanë pasur një sjellje jo njerëzore pasi kantautori zbulon se është goditur me kamera në fytyrë.

“Këta nuk janë Protestues! Por janë kafshë të droguar!

Nuk janë qytetarët e vërtetë!!! Pasi i kërkova me mirësjellje të lironin rrugën, sepse isha me fëmijë të vogël, jo vetëm që nuk e hapën por një person i dobët me mjekërr që ishte duke regjistruar apo ishte në live, më goditi me kamera në fytyrë.

Policia nuk gjendet kurrkundi, dhe pse telefonova 112. Policia po i le në baltë qytetarët të rrihen me njeri tjetrin. Sa mirë i mbron Deputetët në parlament !!! E ku duhet ta bëj denoncimin në këtë rast tek “Policia që duam” ??? Ps; Ju përfundimisht jeni qelbësira kërrma, etj.etj… jo qytetar protestues!!” shkruan Çili në postimin  e tij.

Në përmbyllje të reagimit, kantautori kërkon reagimin e Policisë për këtë sjellje jonormale të disa protestuesve.

Siç kemi raportuar dhe mbrëmjen e djeshme, debati mes protestuesve dhe qytetarëve të tjerë u agravua deri në përplasje fizike. Shkaku për këtë përplasje u bë refuzimi i protestuesve për të liruar rrugët e Tiranës, ndërkohe që një pjesë e qytetarëve e kishin të nevojshme për të qarkulluar me mjetet e tyre.

Në lidhje me këto tensione ka reaguar dhe vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka dënuar sjelljen e turpshme të protestuesve karshi qytetarëve. Ndërsa ka kërkuar dhe reagimin e demokratëve europianë në lidhje me këtë situatë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese