100 kg kokainë nga Kolumbia, kapen në Greqi 6 persona mes tyre 4 shqiptarë
Një operacion i përbashkët i Policisë Greke dhe agjentëve të DEA-s amerikane ka çuar në sekuestrimin e rreth 100 kilogramëve kokainë në aeroportin e Athinës.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës janë ndaluar 6 persona, ndërsa të paktën 4 prej tyre dyshohet se janë shtetas shqiptarë.
Lënda narkotike ishte fshehur në një ngarkesë me trëndafila të freskët, e cila kishte mbërritur në Greqi nga Kolumbia.
Autoritetet greke dhe amerikane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit të grupit kriminal. Sipas të dhënave paraprake, organizata mund të ketë edhe anëtarë të tjerë, të cilët ende nuk janë arrestuar.
Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, si dhe për zbardhjen e destinacionit final të sasisë së kokainës.
Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit, Rama replikon sërish me “Demokratët Europianë”
Ambulanca e parë diellore që po transformon shëndetësinë në zonat e largëta, edhe pasi perëndon dielli
- 07:44 Ndahet para kohe nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis
- 07:36 Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA
- 07:21 Bllokimi i rrugëve nga protestuesit, Rama replikon sërish me “Demokratët Europianë”
- 04:40 OpenAI pretendon se ka zgjidhur problemin matematikor që i ka sfiduar njerëzit për dekada
- 02:47 Ambulanca e parë diellore që po transformon shëndetësinë në zonat e largëta, edhe pasi perëndon dielli
- 01:08 Skena e festivalit në Gjirokastër fiton çmim në konkursin ndërkombëtar