Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është shprehur se lufta me Iranin nuk do të përfundojë deri pas zgjedhjeve të mes-mandatit në nëntor, duke shtuar se çmimet e naftës nuk do të ulen deri atëherë.
"Mendoj se lufta do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve sepse ata nuk mund të rezistojnë më", tha Trump për Teheranin të mërkurën.
Mediat e huajashkruajnë se Trumpi ka folur për situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme teksa shkonte në Teksas për konventën e parë të partisë për zgjedhjet e mesit të mandatit, kur balanca e pushtetit mund të ndryshojë në qeverinë amerikane.
Po ashtu bëhet me dijet se Trump po përballet me rënie të rezultateve në sondazhe dhe presion nga brenda Partisë së tij Republikane për t'i dhënë fund luftës me Iranin. Kjo pasi, siç kemi raportuar dhe ditën e djeshme çmimet e naftës u rritën në 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga korriku për shkak të luftimeve në rritje në Lindjen e Mesme.
"Menjëherë pas zgjedhjeve, çmimet e naftës do të bien ndjeshëm", u tha Trump mediave të huaja. "Mendoj se do të duhet pak më shumë kohë se zgjedhjet afatmesme."
Në konventën në Teksas, Trump ritheksoi disa nga fjalitë duke thënë se çmimi i naftës do të binte "sapo të fitojmë luftën me Iranin".
Siç kemi raportuar dhe mëngjesin e djeshëm, çmimet e naftës u rritën në mbi 100 dollarë për fuçi të mërkurën, pas një përshkallëzimi gjatë natës në konfliktin midis SHBA-së dhe Iranit. Në sulme të ndërsjella, SHBA-të goditën pesë anije cisterna iraniane në shenjë hakmarrje pasi Teherani shënjestroi një nga anijet e saj luftarake.
Ndërsa prej më shumë se një muaj çmimi i naftës për litër në Shqipëri shitet me 219 lekë në pika të ndryshme të karburanteve të qyteteve.
