Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Takimi i socialistëve te Vila e Kuqe, Rama nxjerr VIDEON: Njerëzit të jenë të qetë për të qarë hallet, jo të bëhen filmime për Instagram

Shkruar nga Newsbomb
Takimi i socialistëve te Vila e Kuqe, Rama nxjerr VIDEON: Njerëzit
Kryeministri Edi Rama

Mëngjesin e kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video përmbledhëse nga takimi i djeshëm i mbajtur në Vilën e Kuqe me drejtuesit politikë dhe ministrat, me të cilët ka diskutuar për takimet me qytetarët të quajtura ndryshe “Prania Besnike”.

Video e publikuar nga kreu i qeverisë hapet me fjalën e Blendi Klosit i cili ashtu si pjesa tjetër e socialistëve, ndan detaje nga takimet me qytetarët, ndërsa vëmendje i jepet dhe Inteligjencës Artificiale dhe të mirat që qytetarët mund të përfitojnë prej saj.

“MIRËMËNGJES, dhe me këtë video-kronikë nga mbledhja tanimë javore me drejtuesit politikë dhe ministrat, për raportimet dhe detyrat e “Pranisë Besnike”, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama në videon e shpërndarë.

Pasi drejtuesit politikë marrin fjalën, duke nisur nga Blendi Klosi, Ervin Demo ,Mirela Kumbaro, Ogerta Manastirliu , Belinda Balluku ,Ermal Nufi , Ulsi Manja, Bledi Çuçi, Arbjan Mazniku dhe Enea Karakaçi, videoja përmbyllet me fjalën e Ramës i cili siç e ka theksuar dhe më parë, u kërkon të vetëve që të përqëndrohen maksimalisht në hallet e njerëzve dhe jo të bëjnë foto apo video për Instagram.

“Njerëzit nuk vijnë aty as për t’u shfaqur në televizor apo Instagram. Madje as duke u identifkuar fare që ishin aty. Kjo do u japë mundësinë të gjithëve që të ndihe të qetë kur të vijën që të çajnë hallet e tyre” thotë Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese