Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Hashim Thaçi del sot në gjyq, pritet të mbahen deklaratat përfundimtare në lidhje me akuzat për pengim drejtësie

Shkruar nga Newsbomb
Hashim Thaçi del sot në gjyq, pritet të mbahen deklaratat
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Sot në orën 09:30 do të mbahet gjyqi në Gjykatën Speciale të Hagës në lidhje me çështjen e Hashim Thaçit dhe të tjerëve për çështjen në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë.

Referuar njoftimit të bërë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, Gjykatësi i Vetëm mësohet se  vendosur që deklaratat përmbyllëse në çështjen “Prokurorja e Specializuar kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit” të mbahen më 10, 11 dhe 14 shtator 2026,  gjatë orës 09:30.

Caktimi i deklaratave përmbyllëse shënon përfundimin e paraqitjes së argumenteve të palëve në këtë proces gjyqësor, para se Gjykatësi i Vetëm të marrë vendimin për rastin.

Sipas dosjes së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, veprat penale të paraqitura në aktakuza kanë lidhje me proceset zyrtare të Dhomave të Specializuara, përfshirë këtu hetimet e Zyrës së prokurorit të specializuar.

Përmes aktakuzës thuhet se mes periudhës kohore 12 prill 2023 dhe 2 nëntor 2023, Thaçi ka zbuluar informacion të fshehtë që i ishte bërë i njohur në gjykimin e tij, dhe së bashku me Fadil Fazliun, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn e Hajredin Kuçin, bashkërenduan për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në dëshmitë e dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në çështjet ndaj tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese