Rritet tensioni Ukrainë-Rusi, Novorossiysku sulmohet me dronë nga Kievi
Deti i Zi po përballet me një zonë të re të vlerësuar me rrezik të lartë, pas goditjes ukrainase ndaj infrastruktur&eu...
Deti i Zi po përballet me një zonë të re të vlerësuar me rrezik të lartë, pas goditjes ukrainase ndaj infrastruktur&eu...
Rrjetet energjetike, rrjetet e të dhënave, tregjet e aksioneve: sa e lehtë është të paralizohet bota moderne duke sulmuar sistem...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 78.6 lekë, në shitje me 79.6 lekë. Euro do të blihet me 91...
Qytetarët do të mblidhen këtë të enjte në sheshin përpara Kryeministrisë, ndërsa shënojnë ditën e ...
Edhe për ditën e enjte, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga e njëjta situatë meteorologjik. Moti parashikohet me k...
Shqipëria po përballet me mungesë gjithnjë e më të theksuar të fuqisë punëtore për shumë sektorë t...
Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani një ambient sa me te ngrohte ne jetën tuaj ne çif...
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Një pjesë protestuesish kanë përshkallëzuar aksionin e tyre në Tiranë, duke bllokuar qarkullimin në kryqëzimin pran...
Një prej aktivistëve të protestës para Kryeministrise ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke komentuar zhvillimet e fundit lidhu...

Në më pak se një muaj, Kosova mund të përballet me një gjendje të pasigurt kushtetuese, nëse deri më 4 tetor nuk zgjidhet presidenti i ri i shtetit. Ekspertë ligjorë thonë se kryeparlamentari nuk mund ta vazhdojë këtë detyrë përtej këtij afati gjashtëmujor.
Ushtruesja e tanishme e kësaj detyre, Albulena Haxhiu, u rizgjodh kryetare e Kuvendit të Kosovës më 9 shtator, ndërsa më herët nga partia e saj, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, është hedhur ideja se kryetarja e re e Kuvendit mund ta vazhdojë edhe një gjashtëmujor të dytë në rast nevoje.
Edhe Presidenca - të cilën e udhëheq Haxhiu që nga 4 prilli, kur presidentes së deriatëhershme, Vjosa Osmani, i mbaroi mandati - ka thënë se kryetarja e re e Kuvendit do të vazhdonte ushtrimin e detyrës së presidentit deri në zgjedhjen e presidentit të ri.
A mund ta vazhdojë detyrën Haxhiu përtej 4 tetorit?
Jo, thonë disa ekspertë ligjorë, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë.
Posti i ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj, sipas Kushtetutës.
Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se Haxhiut, si kryetare e Kuvendit, mandati si ushtruese e detyrës së presidentit i përfundon më 4 tetor.
“Pas kësaj date skadon afati i gjashtëmujor dhe ligjërisht i njëjti ose e njëjta nuk ka të drejtë që të funksionojë edhe si ushtrues i detyrës së presidentit, për shkak se është në kundërshtim me nenin 90, paragrafin 3, të Kushtetutës së Kosovës”, tha Bugaqku për REL-in të mërkurën, pasi Haxhiu u rizgjodh kryeparlamentare, përcjell A2.
Sipas Bugaqkut, çdo vendim apo dekret që mund të nxirret pas kësaj date nga Haxhiu është i kontestueshëm për nga kushtetutshmëria, dhe rrezikon të rrëzohet nga gjykatat.
Ai thotë se deputetët duhet ta shohin si alarmues afatin kohor deri më 4 tetor për zgjedhjen e presidentit.
Haxhiu e ndërpreu seancën konstituive të mërkurën, duke e shtyrë për të premten vazhdimin e saj për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit.
Ajo tha se nuk kishte pajtueshmëri për mënyrën e votimit të nënkryetarëve dhe se deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, dështoi ta tërhiqte fjalën “në emër të popullit serb”, kur e propozoi kandidatin për nënkryetar nga komuniteti serb.
Ndërkohë, drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë për REL-in se Kushtetuta e Kosovës e lidh kufizimin gjashtëmujor me ushtrimin e postit të presidentit, e jo me personin që e ushtron atë.
Sipas Miftarajt, për këtë arsye, ndryshimi i personit që e ushtron detyrën e presidentit, apo rizgjedhja e kryetarit të Kuvendit, nuk mund të ketë efektin e fillimit të një afati të ri gjashtëmujor.
“Një interpretim i tillë do të mundësonte që, përmes ndryshimit të personit, gjendja e ushtrimit të detyrës së Presidentit të vazhdonte përtej kufirit prej gjashtë muajsh të përcaktuar shprehimisht me Kushtetutë’’, thekson ai.
“Tejkalimi i 4 tetorit pa një president të ri cenon sigurinë e shtetit”
Bugaqku shton se, për shtetin dhe sistemin kushtetuese parlamentar në Kosovë, tejkalimi i afatit të 4 tetorit do të thotë “një njollë shumë e keqe dhe një precedent i rrezikshëm që cenon edhe sigurinë kombëtare”.
Më 4 tetor përfundon periudha gjashtëmujore gjatë së cilës, sipas Kushtetutës, postin e presidentit të Kosovës mund ta mbajë një ushtrues detyre.
Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, kishte thënë më herët për REL-in se pozita e ushtruesit të detyrës së presidentit “është e varur nga pozita e kryetarit të Kuvendit”.
Sipas tij, pas zgjedhjes, kryetari i ri i Kuvendit nis ushtrimin e detyrës së presidentit deri në zgjedhjen e presidentit. Afati prej gjashtë muajsh, i përcaktuar nga Kushtetuta, nis të rrjedhë nga fillimi, me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pretendoi ai.
“Është në frymën dhe përmbajtjen, por edhe në funksionin e Kushtetutës, që të garantojë vazhdimësi institucionale. Asnjëherë, e për asnjë arsye, vendi nuk mund të mbetet pa president apo pa ushtrues detyre të presidentit. Vakum institucional nuk mund të ketë në asnjë rrethanë”, deklaroi Rrustemi për REL-in.
Më herët, Eugen Cakolli, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës, i kishte thënë REL-it se periudha gjashtëmujore për ushtrimin e detyrës së presidentit përbën afat absolut, dhe si i tillë nuk mund të përsëritet në asnjë skenar.
Moszgjedhja e presidentit të ri, deri më 4 tetor, sipas Cakollit, përbën skenarin më të rrezikshëm kushtetues me të cilin mund të ballafaqohet Kosova.
“Në një situatë të tillë, vendi do të hynte në një terren kushtetues, i cili, përveçse do të ishte serioz dhe i rrezikshëm, do të duhej medoemos të kishte parashtresë në Gjykatën Kushtetuese”, theksoi ai.
Melos Kolshi, hulumtues ligjor në Institutin e Kosovës për Drejtësi, i tha REL-it se pas 4 tetorit, çdo vazhdim i ushtrimit të detyrës së presidentit do të ishte pa bazë kushtetuese, dhe do të cenonte seriozisht rendin kushtetues.
Partitë opozitare shqiptare nuk janë deklaruar për këtë çështje publikisht.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca nuk iu përgjigjën as pyetjeve të REL-it rreth kësaj çështjeje.
Çështja e zgjedhjes së presidentit ka qenë në zemër të krizës politike në vend dhe shkaktoi zgjedhje të reja parlamentare në qershor.
Një marrëveshje e brishtë mes LVV-së dhe LDK-së për kandidaturën e diplomatit dhe juristit kosovar, Bekim Sejdiu, nuk duket ta ketë mbështetjen e nevojshme, pasi edhe deputetë nga vetë LDK-ja e kanë kundërshtuar publikisht.
Nevojitet prania e 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende që votimi për presidentin e Kosovës të jetë i vlefshëm.
LVV-ja ka 53 mandate, ndërsa LDK-ja 18./ REL (A2 Televizion)
Përplasja politike brenda kampit të Vetëvendosjes rikthehet në vëmendje, këtë herë përmes një kallëzimi p...
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha para fillimit të seancës konstitu...
Pas më shumë se një muaji bllokadë politike, Kuvendi i Kosovës ka bërë një hap drejt konstituimit të legjislatur&...
Pas më shumë se një muaji pritje, deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sot për të vazhduar seanc&eu...
Kosova do të bëjë sot një tjetër përpjekje për konstituimin e Kuvendit, por seanca nis me një tjetër për&cce...
Senatorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joni Ernst, ka përshëndetur vendimin e Kosovës për t’iu bashkuar Forc&eu...
Aleanca nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës. Vendimi është marrë pas m...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë vendimin për Xhelal Sveçlën lidhur me incidentin e vitit 2018, kur në Kuvend...
Dy partitë opozitare thonë se do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit, duke kërkuar përfundimin e procesit të kons...