Ngushtica e Hormuzit rikthehet në fushëbetejë, Irani sulmon anijet amerikane

10 Shtator 2026 | 08:54

Ngushtica e Hormuzit është kthyer sërish në një pikë të nxehtë të përplasjes mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, duke shtuar pasigurinë në tregjet globale të energjisë. Teherani ka njoftuar sulme ndaj një numri të madh anijesh që tentuan të kalonin nëpër këtë rrugë ujore strategjike, në atë që e cilëson si kundërpërgjigje ndaj sulmeve amerikane ndaj cisternave iraniane të naftës.

Garda Revolucionare e Iranit deklaroi se kishte shënjestruar dy anije luftarake amerikane, tetë cisterna nafte dhe 10 anije të tjera tregtare në rajonin e Gjirit. Sipas Teheranit, sulmet erdhën pas bombardimit amerikan të pesë cisternave iraniane.

Ministria e Jashtme iraniane i cilësoi sulmet amerikane si “një kërcënim të qartë për paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”, duke argumentuar se Irani ka të drejtë të përgjigjet në kuadër të “mbrojtjes legjitime”.

Kalimi përmes Ngushticës së Hormuzit është kufizuar ndjeshëm që prej shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme. Teherani ka njoftuar se anijet duhet të marrin leje për të kaluar nëpër këtë korridor detar, kërkesë që është kundërshtuar nga SHBA-ja dhe vende të tjera të rajonit.

Irani ka paralajmëruar gjithashtu krijimin e një “zone të re të ndaluar” pranë rrugës ujore, e cila, sipas Gardës Revolucionare, do të shtrihet në pjesë të Gjirit të Omanit dhe Detit Arabik. Anijet që hyjnë pa leje do të përballen me masa ndëshkuese, sipas paralajmërimit iranian.

Ndërkohë, Zyra e Informacionit për Sigurinë Detare të Mbretërisë së Bashkuar ka raportuar për disa anije që kanë marrë flakë në zona të ndryshme, pa dhënë detaje për viktima apo pasojat e mundshme mjedisore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndahet para kohe nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis

Bota e artit grek dhe më gjerë është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur Giorgos Mazonakis. Ai ndërroi jetë në...
07:44 | 10/09/2026

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump parashikoi të mërkurën se lufta me Iranin do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA në nëntor,...
07:36 | 10/09/2026

OpenAI pretendon se ka zgjidhur problemin matematikor që i ka sfiduar njerëzit për dekada

OpenAI pretendon se ka zgjidhur një problem të madh matematikor që i ka sfiduar njerëzit për gati një shekull, raporton The Guardian. Kompania që qëndron...
04:40 | 10/09/2026