• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Botë

Gjermania vë në shënjestër flotën hije ruse

by Bota Bota
September 10, 2026
in Botë
Gjermania vë në shënjestër flotën hije ruse
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kur qeveria federale gjermane e akuzoi më 1 shtator publikisht Rusinë për atentatin e dështuar me dron ndaj aeroportit të Lajpcigut, ajo njoftoi edhe një sërë masash kundërpërgjigjeje. Njëra prej tyre është ashpërsimi i masave ndaj të ashtuquajturës “flotë hije” ruse. Bëhet fjalë për anije, kryesisht cisterna nafte, të vjetra, të mirëmbajtura keq, të siguruara në mënyrë të pamjaftueshme dhe me pronësi të paqartë, të cilat Rusia i përdor për të anashkaluar sanksionet ndërkombëtare.

Megjithatë ndalimi ose sekuestrimi i këtyre anijeve nuk është i lehtë, thotë për DW-në Julian Pawlak, ekspert për sigurinë detare në Institutin për Shkencë dhe Politikë (SWP) në Berlin. Sipas tij e drejta ndërkombëtare detare garanton në parim lirinë e lundrimit tregtar. “Transporti i këtyre mallrave në det të hapur nuk është në vetvete i paligjshëm. Problemi është se një pjesë e kësaj “flote hije” lidhet me aktivitete të ashtuquajtura hibride, si sabotime, spiunazh, përdorim të mundshëm të dronëve dhe veprime të tjera destabilizuese”, shpjegon ai.

Deputetja e të Gjelbërve për çështjet e sigurisë, Sara Nanni, mendon se Gjermania deri tani ka bërë shumë pak për ta luftuar këtë fenomen. Në një intervistë për DW ajo tha: “Rusia financon luftën kundër Ukrainës dhe politikën e saj agresive ndaj Europës përmes flotës së saj hije.” Sipas saj, duhet vepruar më me vendosmëri: “Kjo është ndoshta masa e vetme që mund ta detyrojë Rusinë të rikthehet në tryezën e negociatave.”

Nanni akuzon qeverinë federale për mungesë vullneti politik: “Shtete të tjera po ndërmarrin veprime të tilla në Detin Baltik, Gjermania jo. Nga ministri i Brendshëm dëgjoj se kjo është teknikisht ose juridikisht e vështirë. Por unë besoj se bëhet fjalë për një vendim politik për të mos vepruar. Dhe mendoj se kjo është e gabuar.”

Mund të veprohet edhe ndryshe, për shembull si Finlanda

Me “shtetet e tjera”, Sara Nanni i referohet, për shembull, Finlandës. Në fund të vitit 2024, cisterna “Eagle S.” tërhoqi zvarrë një spirancë në fundin e Gjirit të Finlandës, duke dëmtuar kabllon elektrike Estlink 2. Si përgjigje roja kufitare finlandeze e ndaloi anijen.

Edhe pse më vonë një gjykatë finlandeze e hodhi poshtë akuzën për dëmtim të rëndë të pronës, eksperti i sigurisë Sönke Marahrens nga Universiteti i Kielit e vlerësoi pozitivisht veprimin e autoriteteve finlandeze në një intervistë për DW.

“Finlandezët i dërguan një sinjal të qartë palës tjetër dhe i thanë: Ne e dimë çfarë po bëni dhe do t’ju ndalojmë. Dhe u pa se, pas këtij mesazhi të prerë, pala tjetër e kuptoi dhe ndryshoi sjelljen e saj”, tha ai.

Përveç Finlandës, edhe Britania e Madhe, Franca dhe së fundmi Suedia po ndërmarrin masa të ashpra ndaj anijeve të dyshuara. Roja bregdetare suedeze ndalon dhe kontrollon qëllimisht cisterna dhe anije mallrash që dyshohet se janë pjesë e flotës hije.

Anijet ndalohen pa hezitim nëse përdorin dokumente të falsifikuara, nuk kanë sigurim të mjaftueshëm, paraqesin rrezik për sigurinë detare ose shkelin legjislacionin mjedisor.

A janë kërcënimet e Rusisë vetëm blof?

Ekziston përshtypja se qeveria federale gjermane po tregohet e kujdesshme për të shmangur një përshkallëzim të tensioneve me Rusinë. Kjo sidomos pasi në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt fitoi AfD-ja, një parti që, pavarësisht luftës në Ukrainë, kërkon përmirësimin e marrëdhënieve të Gjermanisë me Rusinë. Sipas sondazheve një faktor i rëndësishëm për votën e qytetarëve ishte edhe frika nga një luftë në Evropë. Madje ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov i quajti akuzat gjermane ndaj Moskës “fillimin e një lufte të vërtetë”.

Megjithatë, Johannes Peters nga Instituti për Politikë të Sigurisë në Kiel beson se këto shqetësime janë të pabazuara. “Vende të tjera evropiane veprojnë shumë më vendosmërisht dhe, ndryshe nga frika e shprehur apo retorika ruse, në fakt nuk ndodh asgjë. Rusia nuk e përshkallëzon situatën, por përkundrazi përpiqet ta shmangë atë. Ne po shohim se sidomos cisternat e ngarkuara me naftë, të cilat kanë vlerë shumë të madhe, po i shmangin aktualisht ujërat suedeze, sepse Suedia ka rritur ndalimet dhe kontrollet ndaj anijeve”, thotë ai.

Pas tentativës së dështuar për sulm ndaj aeroportit të Lajpcigut, kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi: “Qeveria federale do t’u imponojë një kosto autorëve të sulmeve hibride. Ata do të paguajnë për këtë.” Sipas Johannes Peters, tani fjalët duhet të pasohen nga veprat: “Nëse përdor një retorikë të fortë, në një moment duhet ta mbështesësh atë edhe me veprime konkrete. Kancelari e ka vënë qeverinë federale nën presion për të vepruar.”

Ekuipazhe të armatosura në bord

Megjithatë kontrolli i anijeve të dyshuara ruse nuk është pa rreziqe, thotë eksperti i sigurisë detare Julian Pawlak: “Natyrisht, gjatë operacioneve të tilla duhet marrë parasysh fakti që, për shembull, këto mjete lundruese mund t’i shoqërojnë anije luftarake ruse, ose, siç është vërejtur gjithnjë e më shpesh kohët e fundit, që në bord mund të ketë ekuipazhe të armatosura të lidhura me grupe mercenarësh rusë. Këto janë rreziqe që duhet të llogariten.”

Estonia e përjetoi këtë drejtpërdrejt me cisternën e naftës “Jaguar”. Në maj të vitit 2025 kapiteni i saj shpërfilli urdhrat e autoriteteve estoneze ndërsa ndodhej në ujërat bregdetare të Estonisë. Autoritetet estoneze u përpoqën ta ndalonin dhe ta kontrollonin anijen e dyshuar. Si reagim Rusia ngriti në fluturim një avion luftarak. Përballë këtij presioni, estonezët u tërhoqën dhe cisterna vazhdoi rrugën e saj. “Është e rëndësishme të merret parasysh se në cilin rajon zhvillohen këto aktivitete”, thotë Pawlak.

“Në Detin Baltik, Rusia është gjeografikisht shumë afër dhe, natyrisht, ka mundësi të tjera për të angazhuar njësi ushtarake në mbështetje të këtyre anijeve.” Më larg territorit rus, për shembull në Kanalin e La Manshës midis Britanisë së Madhe dhe Francës, situata për Moskën është më e vështirë: “Rusia nuk mund të shoqërojë ose të mbrojë çdo anije të flotës hije.”

Kontrollet mund t’i rrisnin kostot Rusisë

Megjithëse e konsideron të drejtë dhe të arsyeshme ndërmarrjen e masave kundër anijeve të flotës hije, eksperti i sigurisë Johannes Peters paralajmëron kundër pritshmërive të tepruara. “Përmes këtyre kontrolleve nuk do të jemi në gjendje ta çmontojmë ose ta zhdukim këtë sistem. Qëllimi është t’i shtojmë flotës hije ruse rreziqet, pasiguritë dhe kostot e funksionimit.”

Për të ilustruar argumentin e tij, ai jep një shembull numerik: “Nëse në vend të tri anijeve në ditë mund të lundrojë vetëm një, atëherë bëhet fjalë për humbje të ardhurash që arrijnë në qindra-milionë euro në ditë. Nëse transporti nuk zgjat më vetëm x ditë, por x plus katër ditë, edhe kjo ndikon negativisht. Të gjitha këto i ulin të ardhurat që siguron Rusia. Dhe të ardhurat nga eksporti i naftës janë jetike për ekonominë ruse të luftës.” /DW

Tags: flote detaregjermaniRusi
Previous Post

Temperaturat deri në 32°C, parashikimi i motit për ditën e sotme

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

Gjermania vë në shënjestër flotën hije ruse

Gjermania vë në shënjestër flotën hije ruse

September 10, 2026
Temperaturat deri në 32°C, parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat deri në 32°C, parashikimi i motit për ditën e sotme

September 10, 2026
Ftesa e mjekut Ermal Pashaj: Të bashkohen në protestë edhe qejfmbeturit e PS-së, intelektualët janë të mirëpritur

Ftesa e mjekut Ermal Pashaj: Të bashkohen në protestë edhe qejfmbeturit e PS-së, intelektualët janë të mirëpritur

September 9, 2026
Sulmi ndaj llogarive që transmetojnë protestën në rrjete sociale/ Organizatat e mediave: Rastet e gazetarëve duhet të kenë përparësi shqyrtimi

Sulmi ndaj llogarive që transmetojnë protestën në rrjete sociale/ Organizatat e mediave: Rastet e gazetarëve duhet të kenë përparësi shqyrtimi

September 9, 2026
Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

September 9, 2026
Albin Kurti: Të konstituohet Kuvendi dhe të shmangen zgjedhjet e reja!

Albin Kurti: Të konstituohet Kuvendi dhe të shmangen zgjedhjet e reja!

September 9, 2026
Analisti Fatos Lubonja: “Rama është në vështirësi, e ka humbur edhe legjitimimin ndërkombëtar

Analisti Fatos Lubonja: “Rama është në vështirësi, e ka humbur edhe legjitimimin ndërkombëtar

September 9, 2026
Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

September 9, 2026
“Dje Ergysi, sot Ron Yeffet”, Tabaku: Ndryshojnë emrat, por mbetet sistemi i Ramës

“Dje Ergysi, sot Ron Yeffet”, Tabaku: Ndryshojnë emrat, por mbetet sistemi i Ramës

September 9, 2026
Mbyllen fjalimet, nis marshimi”, ironia e protestuesve: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

Mbyllen fjalimet, nis marshimi”, ironia e protestuesve: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

September 9, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Identifikohet shqiptari i vrarë në Itali/ E lidhën dhe e ekzekutuan në makinë, automjetin më pas e hodhën në lumë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zjarr masiv në Fier/ Flakët përpijnë me shpejtësi pyllin e Çërrilës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL