• Kontakt
Thursday, September 10, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

80 mln € më shumë/ Nafta “djeg” xhepat e shqiptarëve, mbush arkën e shtetit

09:15 : 10/09/2026
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, VIDEO

Rritja e çmimit të karburanteve që nga fillimi i muajit mars, pas përshkallëzimit të konflikteve në Lindjen e Mesme, ka gërryer të ardhurat e përdoruesve të mjeteve, operatorëve të transportit publik dhe me efekt zinxhir, të gjithë të tjerëve që u janë shtuar kostot nga transporti.

Sot, një litër naftë kushton 219 lekë dhe benzina 205 lekë, nga 175 që ishin çmimet deri në mars.

Më i fituari rezulton që të ketë dalë buxheti, që ka arkëtuar më shumë të ardhura nga shtrenjtimi i naftës, përmes tatimit mbi vlerën e shtuar prej 20%, i cili i ngarkohet konsumatorit duke u shtuar në çmimin final të pakicës.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Doganave, të përpunuara nga Monitor, nga muaji mars, kur filloi rritja e çmimeve, deri në korrik, buxheti ka arkëtuar nga importi i naftës dhe benzinës, përmes taksës doganore, akcizës dhe TVSH-së, rreth 20.2 miliardë lekë, me një rritje prej 9.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose gati 1.7 miliardë lekë më shumë (rreth 18 milionë euro).

Lexo edhe:

Mijëra hektarë të djegur/ Sezoni i zjarreve nxjerr në pah dobësitë sistemike të shtetit

Lufta në Lindjen e Mesme, nafta rikthehet në 100 dollarë për fuçi

Për të njëjtën periudhë, importi ishte 387 milionë litra, ose 0.6% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, një tregues që rritja e të ardhurave është tërësisht efekti i shtrenjtimit të çmimeve. Gati 80% e importit është nga nafta dhe pjesa tjetër benzinë.

Në dy muajt e parë të vitit, një litër naftë u zhdoganua me rreth 50 lekë për litër. Çmimi kërceu në mars në 81.4 lekë dhe kulmoi në prill në 99 lekë.

Pas një rënieje të përkohshme në prill, korriku solli sërish shtrenjtim në 83 lekë. E gjithë diferenca e çmimit u transmetuar në më shumë të ardhura nga tatimi mbi vlerën e shtuar. Edhe benzina u shtrenjtua deri në 74 lekë për litër në maj, nga 45 lekë në shkurt. (shiko grafiket: Vlera për litër e naftës dhe benzinës së importit).

Ndonëse ka arkëtuar rreth 18 milionë euro më shumë të ardhura vetëm nga shtrenjtimi i naftës, qeveria shqiptare, që e taton naftën më shumë se çdo vend tjetër në Ballkan, nuk ia ka kthyer një pjesë mbrapsht qytetarëve përmes lehtësive fiskale, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit.

Për shkak të barrës së lartë fiskale, nafta në Shqipëri kushton 41% më e shtrenjtë se në Maqedoninë e veriut, që është më e lira në rajon dhe 17% më shumë se në Serbi, i dyti më i shtrenjti në rajon pas nesh. Nafta në Shqipëri është 30% më e shtrenjtë se mesatarja e rajonit prej 1.77 lekë për litër, sipas përllogritjeve të “Monitor”.

Nëse për të gjitha vendet e rajonit zbatohet një strukturë e thjeshtë për llogaritjen e çmimit të naftës (çmimi bazë + akcizë dhe mbi këtë shumë llogaritet TVSH-ja), në Shqipëri përveç akcizës 0.37 euro për litër dhe TVSh-së 20%, mbi çmimin e naftës aplikohet edhe dy taksa të tjera shtesë, taksa e qarkullimit (27 lekë për litër) dhe taksa e karbonit (3 lekë për litër).

Kjo bën që struktura fiskale në Shqipëri të jetë dukshëm më e rënduar, duke përbërë rreth 50% të çmimit apo 100 lekë për litër.

Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, që kanë zbatuar lehtësi të shumta fiskale, ndërhyrjet e qeverisë shqiptare kanë qenë minimale.

Në muajin mars u miratua vendimi për uljen e akcizës te karburantet me 20% nëse çmimi i naftës kalonte vlerën e 220 lekëve për litër me pakicë dhe për benzinën masa zbatohet nëse çmimi kalon 200 lekë për litër. Sipas burimeve zyrtare, masa është përdorur 2 herë dhe efekti financiar llogaritej 37 mln lekë apo rreth 400 mijë euro.

Mars-korrik, shqiptarët shpenzuan 80 milionë euro më shumë për të blerë naftë, për konsum të njëjtë

Ndryshe nga qeveria, që ka mbledhur më shumë të ardhura, konsumatorët kanë pasur një barrë të rëndë financiare për shpenzimet për karburant.

Të dhënat e importeve për periudhën mars-korrik 2026 tregojnë se në pesë muaj u importuan rreth 305.8 mijë tonë karburante, vetëm 1.2% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur sasia ishte rreth 309.6 mijë tonë.

“Monitor” ka përllogaritur më herët se, duke supozuar që karburantet e importuara kanë kaluar për konsum në tregun vendas, për sasitë e importuara nga marsi deri në korrik janë shpenzuar rreth 71.3 miliardë lekë, bazuar në çmimin mesatar mujor të naftës në tregun vendas.

Për të njëjtën sasi karburanti, nëse çmimi do të kishte mbetur në nivelin mesatar të vitit të kaluar prej rreth 175 lekësh për litër, fatura do të ishte rreth 63.7 miliardë lekë.

Diferenca arrin në rreth 7.6 miliardë lekë, ose afërsisht 80 milionë euro më shumë, të paguara vetëm si pasojë e çmimit më të lartë të karburantit. Gati një e katërta e kësaj shume ka shkuar në buxhetin e shtetit, përmes pagesave të rritura për TVSH-në. /Monitor

Etiketa: karburantenafteqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mijëra hektarë të djegur/ Sezoni i zjarreve nxjerr në pah dobësitë sistemike të shtetit

08:07 : 10/09/2026
BOTA

Lufta në Lindjen e Mesme, nafta rikthehet në 100 dollarë për fuçi

17:01 : 09/09/2026
AKTUALITET

Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

15:27 : 09/09/2026
AKTUALITET

Demokratët Evropianë: Nën udhëheqjen e Ramës, Shqipëria në një provë serioze të demokracisë!

12:05 : 09/09/2026
AKTUALITET

Pas 100 ditësh/ “Revolucioni i Flamingove” përballet me sfidën e së ardhmes

10:23 : 09/09/2026
BOTA

Përshkallëzimi SHBA-Iran trondit tregjet, rritet sërish çmimi i naftës

08:51 : 09/09/2026
Para

Tensione gjatë protestës në Patos-Marinëz/ Banorët mësyjnë në ambientet e Bankers Petroleum

TË GJITHA

Kishin kultivuar 270 bimë kanabisi pranë banesës, arrestohet çifti i bashkëshortëve në Kolonjë

10:49 : 10/09/2026

Mali i Tërbunit 5 ditë në flakë/ Sipërfaqe e madhe e djegur, mungon ndërhyrja nga ajri

10:30 : 10/09/2026

“200 mijë € investim, por telefonatat jashtë funksionit”/ Klinika denoncon “One Albania”: Po na humb klientët

10:17 : 10/09/2026

Nga kontrolli i territorit te dominimi i karteleve të drogës, si po zgjerohet mafia shqiptare në Amerikën Latine

10:15 : 10/09/2026

Shpërthimi te karburanti “Eida”, dëshmitë e punonjësve zbardhin çastet para incidentit, 3 pista nën hetim

10:05 : 10/09/2026

Drogë e thikë në makinë/ Arrestohet 31-vjeçari në Korçë, procedohet shoku

10:03 : 10/09/2026

“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”/ Arrestohet një protestues, procedohen 14 të tjerë

09:59 : 10/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com