E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve në SHBA

Ilustrim · Vizion Plus

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se beson që lufta me Iranin, që ka nisur mbi gjashtë muaj më parë, do të përfundojë “menjëherë” pas zgjedhjeve të mesmandatit që do të mbahen në nëntor në Shtetet e Bashkuara.

“Mendoj se lufta do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve”, sepse Irani “nuk mund të rezistojë më”, u tha Trump gazetarëve më 9 shtator.

Ai e akuzoi Teheranin se është “i dëshpëruar për të ndikuar” në zgjedhje.

Lufta me Iranin pritet të jetë një çështje e rëndësishme në zgjedhje. Konflikti është jopopullor për shumë amerikanë, ndërkaq rritja e çmimeve të karburanteve, që lidhet me luftën, po po shton presionet ekonomike me të cilat përballen votuesit.

Në deklarimin e tij për gazetarët, Trump tha gjithashtu se SHBA-ja nuk po kërkon një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Iranin, megjithëse shtoi se mund të zhvillohen negociata.

Në qershor, Teherani dhe Uashingtoni nënshkruan një memorandum mirëkuptimi që synonte t’i jepte fund armiqësive, por marrëveshja dështoi.

Javët e fundit, palët janë përfshirë në sulme reciproke, për të cilat vëzhguesit thonë se mund të rrezikojnë që ta përshkallëzojnë konfliktin dhe konflikti të kthehet në një luftë në shkallë të plotë.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh