E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Një gol më shumë, 21 më pak! Ronaldo i afrohet momentit historik

Ilustrim · Vizion Plus

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë e futbollit.

Në moshën 41-vjeçare, ylli portugez është gjithnjë e më pranë një prej rekordeve më të jashtëzakonshme të karrierës së tij, atë të 1000 golave.

Ronaldo shënoi në fitoren 2-1 të Al Nassr ndaj Abha, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të kampionatit saudit. Sulmuesi portugez zhbllokoi takimin në minutën e 22-të, duke realizuar me kokë pas një goditjeje nga këndi.

Me këtë gol, Ronaldo e çoi në 979 numrin e golave të shënuar gjatë karrierës së tij, duke iu afruar edhe më shumë shifrës magjike.

Tashmë, kapitenit portugez i duhen vetëm 21 gola për të arritur kuotën e 1000 golave, një shifër historike që do ta vendoste emrin e tij edhe më fort në librat e rekordeve të futbollit.

Me formën që po tregon edhe në këtë fazë të karrierës, pritja për golin e 1000-të sa vjen e bëhet më emocionuese.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh