
Një 31-vjeçar është arrestuar në Korçë pas një operacioni kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur policia ndaloi një automjet me dy persona. Gjatë ndërhyrjes, pasagjeri hodhi nga makina një qese që dyshohet se përmbante kanabis.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit nuk iu bind fillimisht urdhrit për të ndaluar dhe u ndoq nga efektivët. Pas kontrollit, 31-vjeçarit E.B., banues në Vlorë, iu gjet edhe një thikë që e mbante me vete. Ai u arrestua, ndërsa drejtuesi i automjetit, E.S., banues në Korçë, u procedua në gjendje të lirë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.