Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tentuan t’i shpëtonin policisë në Korçë, pasagjeri hedh qesen me drogë nga makina dhe shoferi u arratis, përfundon në pranga 31-vjeçari nga Vlora

Shkruar nga Newsbomb
Tentuan t’i shpëtonin policisë në Korçë,
Foto ilustruese

Policia e Korçës ka goditur një rast të dyshuar të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytet. Sipas informacioneve paraprake, mbrëmjen e djeshme shërbimet e policisë kanë ndaluar një automjet me dy persona.

Në momentin e ndalimit nga policia, pasagjeri ka hedhur nga automjeti një qese që përmbante një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Sipas gazetares Dhorjela Çule, gjatë kontrollit fizik të pasagjerit, blutë i kanë gjetur edhe një thikë, të cilën e mbante në trup.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe është larguar. Pas ndjekjes, shërbimet e policisë kanë arritur ta kapin, si dhe kanë konstatuar lëndën narkotike dhe armën e ftohtë.

Policia e Korçës kanë arrestuar shtetasin E.B., 31 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa drejtuesi i automjetit, E.S., banues në Korçë, është proceduar në gjendje të lirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese