Një çift bashkëshortësh nga fshati Gjirakare janë arrestuar në flagarancë nga efektivët e Kolonjës pasi afër banesës së tyre janë gjetur 270 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa si dhe dy thasë me hashash të tharë.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit -L. V., 64 vjeç dhe A. V., 54 vjeçe, të cilët dyshohen për kultivimin e 270 bimëve Cannabis Sativa.
“Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: -L. V., 64 vjeç dhe A. V., 54 vjeçe (bashkëshortë), banues në fshatin Gjirakare. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 270 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa në një zonë të pyllëzuar në afërsi të banesës së tyre, të cilat u asgjësuan me anë të djegies” njofton Policia. Ndërsa bëhet me dije se lënda narkotike është asgjësuar me anë të djegies.
Njoftimi i Policisë:
Kolonjë
Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Partners”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas (bashkëshortë), të dyshuar si autorë të kultivimit të 270 bimëve të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, afër banesës së tyre, në fshatin Gjirakare.
Sekuestrohen 2 thasë me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa (bimë të prera, në proces tharjeje, që u gjetën në banesën e tyre.
Si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë finalizuan operacionin e koduar “Partners”.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-L. V., 64 vjeç dhe A. V., 54 vjeçe (bashkëshortë), banues në fshatin Gjirakare.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 270 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa në një zonë të pyllëzuar në afërsi të banesës së tyre, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën 2 thasë me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa (bimë të prera, në proces tharjeje), të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
