Komiteti i Helsinkit letër paraburgimit 313: Kufizimi i takimeve të Ilir Metës, shqetësim serioz për respektimin e të drejtave

Komiteti i Helsinkit letër paraburgimit 313: Kufizimi i takimeve të Ilir Metës, shqetësim serioz për respektimin e të drejtave

10:17, 10/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) i është drejtuar me një shkresë IEVP “Jordan Misja”, duke kërkuar informacion lidhur me pretendimet e bëra nga Ilir Meta dhe Tedi Blushi për trajtimin e kreut të PL-së në paraburgim.

Në shkresë, theksohet se organizata ka ndjekur pretendimet e ngritura nga Meta dhe Blushi, përmes të cilave janë bërë akuza për mos lejimin e takimeve të kreut të PL me deputetët.

KShH i referohet edhe procesit të monitorimi të kryer në këtë institucion, si dhe rekomandimeve të mëparshme të dhëna.

“KShH dëshiron të rikujtojë se kjo çështje është trajtuar edhe më herët në kuadër të monitorimit të kryer në IEVP “Jordan Misja”, si dhe në rekomandimet e adresuara institucionit tuaj nëpërmjet shkresës nr. 151 prot., datë 27.04.2026, ku ndër të tjera është vlerësuar se kufizimi i takimeve të të paraburgosurve me deputetë, ngre shqetësime serioze në raport me respektimin e të drejtave të garantuara nga ligji, veçanërisht nga neni 51 i ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”. Në vijim të këtij procesi monitorimi dhe korrespondencës institucionale, KShH ka konstatuar se kishte një impakt pozitiv në praktikën e ndjekur nga institucioni”, theksohet ne leter.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco