E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gruan, i bllokohet arma (VIDEO)

Ilustrim · Vizion Plus

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një restorant në Ohio të Shteteve të Bashkuara, ku një avokat 43-vjeçar dyshohet se tentoi të vriste ish-bashkëshorten e tij. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Sipas pamjeve, Matthew Exton nxori një armë dhe ia drejtoi ish-bashkëshortes së tij. Por arma fatmirësisht u bllokua. Exton tentoi sërish të përdorte armën, por në atë moment një kamarier, Tracy Cole Jr., ndërhyri dhe u hodh mbi të, duke e neutralizuar.

Ndërhyrja e kamarierit bëri që situata të mos përfundonte në një tragjedi.

Sipas dosjes së çështjes, Exton ndodhej në një bar pranë restorantit kur pa ish-bashkëshorten e tij duke darkuar me familjen. Fillimisht ai i dërgoi një pije në tavolinë, ndërsa më pas, teksa ajo po largohej, e pështyu.

Pak më vonë, 43-vjeçari u rikthye në restorant dhe nxori armën. Sipas prokurorisë, arma ishte e mbushur, me një plumb në fole dhe shtatë të tjerë në karikator.

Gjatë gjyqit, Exton deklaroi se nuk kishte pasur qëllim të tërhiqte këmbëzën. Ai pretendoi se e kishte drejtuar armën ndaj ish-bashkëshortes vetëm për ta detyruar të përshpejtonte shitjen e shtëpisë që kishin në pronësi të përbashkët.

Megjithatë, pretendimet e tij nuk e bindën trupin gjykues. Javën e kaluar, Exton u shpall fajtor për tentativë vrasjeje dhe dy akuza për plagosje të rëndë.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh