Një grua nga Rrogozhina me emrin Saxhide Disha, rezulton e zhdukur prej tre ditësh, pasi ajo nuk është kthyer në banesë, duke shkaktuar shqetësim dhe ankth te familjarët e saj.
Familjarët kanë bërë apel për ndihmën e qytetarëve, ndërsa strukturat shtetërore vijojnë kërkimet për gjetjen e saj. Sipas familjarëve, kërkimet kanë vijuar prej disa ditësh, por deri më tani nuk ka pasur asnjë rezultat.
Të shqetësuar për fatin e saj, familjarët kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e Saxhide Dishës. Çdo e dhënë sado e vogël, mund të jetë e rëndësishme për gjetjen e saj.
Për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj, ju lutemi kontaktoni në numrin: +355 68 200 3339.
