Punonjësi ra në kontakt me rrymën elektrike, procedohen penalisht drejtorët e Bashkisë Tropojë

10 Shtator 2026 | 10:58

Prokuroria e Kukësit ka nisur procedim penal ndaj dy punonjësve të Bashkisë Tropojë, pas humbjes së jetës së punonjësit në shtyllën e ndriçimit dhe plagosjes së tre të tjerëve.

Me kërkesë të Prokurorisë janë ndaluar N.Gj., Drejtor i Shërbimeve Publike, Turizmit dhe Transportit në Bashkinë Tropojë, dhe G.H., teknik i mirëmbajtjes së rrugëve.

Dy shtetasit dyshohen për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Hetimet lidhen me ngjarjen e 8 shtatorit në fshatin Bujan, ku punonjësit e bashkisë M.S., A.D., I.D. dhe A.A. po montonin një shtyllë të ndriçimit rrugor.

Gjatë punimeve, punonjësit kanë rënë në kontakt me përcjellësit elektrikë. Si pasojë, M.S. humbi jetën, ndërsa tre punonjësit e tjerë, A.D., I.D. dhe A.A., mbetën të dëmtuar.

Prokuroria vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë takohet me Gazment Bardhin

E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Nancy Van Horn, po zhvillon një takim me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike,...
11:06 | 10/09/2026

Sadushi: Bllokimi i pagave, jo më çështje financiare, por çështje kushtetuese

Gjyqtarët janë mbledhur këtë të enjte në një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar ngërçin e krijuar me pagat e muajit gusht për magjistratët dhe...
10:58 | 10/09/2026

Vdekja e Giorgos Mazonakis, shkencëtarët grekë paralajmërojnë për trajtimet “kundër plakjes”

Dy shkencëtarë të shquar grekë në biologji dhe mjekësi kanë paralajmëruar publikun rreth trajtimeve të paprovuara të tregtuara si “rigjeneruese” ose “kundër plakjes” pas vdekjes...
09:51 | 10/09/2026