Ngërçi me pagat, gjyqtarët kallëzojnë penalisht ministrin e Financave Petrit Malaj
Gjyqtarë kanë depozituar kallëzim penal lidhur me mosekzekutimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve për muajin gusht 20...
Gjyqtarë kanë depozituar kallëzim penal lidhur me mosekzekutimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve për muajin gusht 20...
Tregu i punës po shfaq shenja ngadalësimi, me shkallën e punësimit që ra në terma vjetorë në tremujorin e dytë t&...
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz , ka akuzuar partinë e ekstremit të djathtë Alternative für Deutschland (AfD) se kërkon &...
E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Nancy Van Horn, po zhvillon një takim me kreun e grupit parlamentar t...
Një protestë po mbahet para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme. Qytetarët janë mbledhur pas deklaratave të f...
Dy persona janë arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet se transportonin me autobusë sasi produktesh shtazore, mish dhe peshk, të kon...
Një oficer kontakti, pranë Ambasadës Austriake në Tiranë, ka kryer një vizitë pune në Prokurorinë e Tiranës,...
Nga Henry M. Rodríguez*, LA TERCERA *Doktor në Politika Publike nga Universiteti IEXE (Meksikë). Magjistër në Siguri Publike,...
Një konflikt mes një kamarieri dhe dy vëllezërve në Velipojë ka përshkallëzuar, duke sjellë më pas ndër...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) i është drejtuar me një shkresë IEVP “Jordan Misja”, duke kërkuar informacion lidhur...

Gjyqtarë kanë depozituar kallëzim penal lidhur me mosekzekutimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve për muajin gusht 2026. Në kallëzim kërkohet që organi i prokurorisë të hetojë rrethanat e krijuara dhe të identifikojë personin ose personat që kanë marrë, transmetuar apo zbatuar vendimmarrjen që ka sjellë mosdhënien e pagave.
Mes personave të kallëzuar është edhe ministri i Financave, Petrit Malaj.
Në kallëzim theksohet se situata nuk prek vetëm një magjistrat, por një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh në të gjithë vendin.
Sipas kallëzimit, qëllimi është që prokuroria të përcaktojë përgjegjësinë individuale për veprimet ose mosveprimet konkrete që kanë çuar në mosekzekutimin e pagave. Gjyqtarët sqarojnë gjithashtu se kallëzimi penal nuk synon zëvendësimin e mjeteve administrative, gjyqësore apo institucionale për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi mënyrën e përllogaritjes së pagave.
Ata theksojnë se nisma nuk ka për qëllim ushtrimin e presionit ndaj ndonjë institucioni shtetëror për të arritur një rezultat të caktuar financiar, por vetëm verifikimin në rrugë penale të ligjshmërisë së veprimeve që kanë sjellë bllokimin e pagave.
“Përmes këtij kallëzimi, na lejoni t’iu parashtrojmë rrethanat e faktit dhe argumentimin e kompetencës suaj si dhe përgjegjësisë penale të të kallëzuarve për veprat penale të parashtruara në objektin e këtij kallëzimi.
Ky kallëzim paraqitet për shkak të situatës së krijuar nga mosekzekutimi i pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve për muajin gusht 2026, situatë e cila nuk prek një magjistrat të vetëm, por një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh në Republikën e Shqipërisë.
Kallëzimi paraqitet me qëllim që organi i prokurorisë të identifikojë personin/personat që kanë marrë, transmetuar ose zbatuar vendimmarrjen konkrete që ka sjellë mosekzekutimin e pagave.
Ky kallëzim nuk synon zëvendësimin e mjeteve administrative, gjyqësore apo institucionale për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve lidhur me mënyrën e përllogaritjes së pagave dhe as ushtrimin e presionit ndaj ndonjë institucioni shtetëror për një rezultat të caktuar financiar. Qëllimi i tij është vetëm hetimi penal i ligjshmërisë së veprimeve ose mosveprimeve konkrete që kanë sjellë mosekzekutimin e pagave dhe përcaktimi i përgjegjësisë individuale sipas ligjit.”, thuhet në kallëzim.
Drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku, dyshohet se është dhunuar nga dy persona, ditën e dielë, në mes t&eum...
Paraditen e së enjtes u mbajt mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Lartë Gjyqësor, e thirrur për të diskutuar ng&...
Një protestë po mbahet para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme. Qytetarët janë mbledhur pas deklaratave të f...
Dy persona janë arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet se transportonin me autobusë sasi produktesh shtazore, mish dhe peshk, të kon...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës ka urdhëruar ...
Një oficer kontakti, pranë Ambasadës Austriake në Tiranë, ka kryer një vizitë pune në Prokurorinë e Tiranës,...
Nga Henry M. Rodríguez*, LA TERCERA *Doktor në Politika Publike nga Universiteti IEXE (Meksikë). Magjistër në Siguri Publike,...
Një konflikt mes një kamarieri dhe dy vëllezërve në Velipojë ka përshkallëzuar, duke sjellë më pas ndër...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) i është drejtuar me një shkresë IEVP “Jordan Misja”, duke kërkuar informacion lidhur...
Prej pesë ditësh, zjarri vijon të përfshijë malin e Tërbunit në Pukë, duke shkaktuar dëme të mëdha n&eu...