Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sali Berisha prej ditësh në Amerikë, e ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-së takim “kokë më kokë” me Gazment Bardhin (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha prej ditësh në Amerikë, e ngarkuara me punë e
E ngarkuara me pune e ambasades se SHBa ne Tiranes duke u futur ne ambiente e Kryesise se Kuvendit

E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nanci Van Horn, ka zhvilluar paraditen e kësaj të enjteje, një takim me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Van Horn është parë teksa ka hyrë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku është takuar kokë më kokë me Bardhin. Takimi mes diplomates amerikane dhe kreut të grupit parlamentar të PD-së zhvillohet në një moment të veçantë për opozitën shqiptare, pasi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Berisha udhëtoi drejt SHBA-së të premten e kaluar, ku përveç takimeve me përfaqësues të diasporës shqiptare, ka marrë pjesë edhe në aktivitete politike. Ku vetëm së fundmi ai marrë pjesë edhe në Koventën e Republikanëve.

Ndërkohë sa i përket takimit të Bardhit me zyrtaren amerikane deri më tani nuk ka detaje, ndërsa nga palët nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar mbi temat që kanë diskutuar.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese