Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjyqtarët pa lekë, qytetarët në “hall”, magjistratët bojkotojnë punën, preken Tirana, Durrësi dhe Berati

Shkruar nga Newsbomb
Gjyqtarët pa lekë, qytetarët në “hall”,
Ilustrim

Teksa mesditën e sotme do të zhvillohet mbledhja urgjente e gjyqtarëve të Shqipërisë në fokus të të cilës do të jetë ngërçi i pagave të magjistratëve, gjykatat e qyteteve kanë bojkotuar punën e tyre. Pas bojkotit të djeshëm të Gjykatës së Lushnjës, sot raportohet se kanë pezulluar punimet e tyre dhe gjyqtarët e Durrësit dhe Beratit si dhe gjykatësit e Apelit Administrativ të Tiranës.

Pavarësisht vendimit për të bojkotuar punën në shenjë proteste për mosmarrjen e pagave të tyre, gjyqtarët e Durrësit dhe Beratit janë shprehur të gatshëm për t’i shërbyer qytetarëve për çështjet urgjente. Në Durrës bëhet me dije se puna është ndërprerë pjesërisht në seksionin civil.

“Theksojmë se veprimtaria e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës nuk është cënuar në thelb pasi sot të gjithë Gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë janë në mbledhje të përgjithshme të gjyqtarëve për situatën e pagave” janë shprehur në një deklaratë të dhënë për mediat gjyqtarët e Durrësit.

Ndërkohë, bëhet me dije se mbledhja e sotme e gjyqtarëve do të zhvillohet me dyer të mbyllura, duke përjashtuar këtu momentin e fjalimit të Kryetarit të Gjykatës së Lartë, për të cilin gazetarja Anila Hoxha bën me dije se do të transmetohet live për mediat.

Më tej, diskutimet për çështjen e bujshme të bllokimit të pagave raportohet se do të zhvillohen pa praninë e mediave. Fjala përfundimtare do t’u dorëzohet gazetarëve në vijim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese