Policia e Lezhës bllokon automjetin tip ‘Rolls-Royce’, nis hetimi pasuror për pronarin e tij
Policia e Lezhës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze, me qëllim evidentimin dhe verifikimin e mjeteve që dyshohet se mund të jenë përfituar nga veprimtari kriminale.
Në kuadër të kontrolleve, strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, kontrolluan një automjet luksoz të konstatuar në Lezhës.
Pas verifikimeve për origjinën, historikun e blerjes dhe shitjes, pronësinë dhe burimin e të ardhurave me të cilat ishte blerë automjeti, policia vendosi bllokimin administrativ të një automjeti tip “Rolls-Royce”, për mungesë dokumentacioni.
Ndërkohë, ka nisur edhe hetimi pasuror ndaj pronarit të automjetit, shtetasit F.M., banues në Mbretërinë e Bashkuar.
Policia e Lezhës do të vijojë kontrollet e përbashkëta dhe verifikimet ndaj automjeteve luksoze, me qëllim evidentimin e pasurive me burim kriminal dhe goditjen e pastrimit të produkteve të veprimtarive kriminale.
Kontrabanduan nga Greqia mish dhe peshk, arrestohen dy persona në Pikën Kufitare Kakavijë
Pagat e magjistrateve, kallëzohet në SPAK ministri i financave Petrit Malaj
E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë takohet me Gazment Bardhin, momenti i mbërritjes
- 11:43 Kontrabanduan nga Greqia mish dhe peshk, arrestohen dy persona në Pikën Kufitare Kakavijë
- 11:34 Pagat e magjistrateve, kallëzohet në SPAK ministri i financave Petrit Malaj
- 11:06 E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë takohet me Gazment Bardhin, momenti i mbërritjes
- 10:59 Deklaratat përmbyllëse, Prokuroria: Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët
- 10:58 Sadushi: Bllokimi i pagave, jo më çështje financiare, por çështje kushtetuese
- 10:58 Punonjësi ra në kontakt me rrymën elektrike, procedohen penalisht drejtorët e Bashkisë Tropojë