Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

16 protestues në pranga pas protestës së djeshme, Policia del me reagim zyrtar: Dy prej tyre shfrytëzuan momentin për të shitur drogë

Shkruar nga Newsbomb
16 protestues në pranga pas protestës së djeshme, Policia del me
Qytetarët në ditën e 102-të të protestës

Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me personat që janë shoqëruar pas tensioneve në protestën e djeshme, ku bëhet me dije se një shtetas është vënë në pranga dhe 15 të tjerë janë proceduar penalisht. Ndërsa bëhet me dije se dy prej tyre janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi gjatë tubimit, nga kontrollet fizike u janë gjetur sasi të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila është sekuestruar me cilësinë e provës materiale.

Ashtu siç raportuam dhe në mëngjes, burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në pranga është venën shtetasi E. Q., 33 vjeç i cili akuzohet për për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike” si dhe për prishjen e automjetit të një qytetari. Moment i cili është dënuar dhe nga kryeministri Edi Rama.

Ndërsa bëhet me dije se janë proceduar penalisht 15 shtetas të cilët gjatë marshimit të 102-të nëpër Tiranë, zgjodhën që të bllokonin qarkullimin e makinave duke u ulur këmbëkryq në kryqëzimet e Tiranës, që shkaktoi dhe pezullimin të lëvizjes së mjeteve dhe tensione mes shoferëve dhe protestuesve.

Konkretisht bëhet me dije se kanë nisur procedimet penale në gjendje të lirë për shtetasit Sh. B., I. M., V. D., A. Rr., S. E., A. P., A. D., E. K., B. K., E. N., A. A., K. Gj. dhe H. T., për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Këta shtetas janë vendosur në disa prej kryqëzimeve kryesore të qytetit, duke bllokuar qarkullimin dhe pengimin e lëvizjes së lirë të automjeteve dhe qytetarëve, përgjatë Rrugës së Elbasanit, te Kryqëzimi i Urës së Drejtorisë së Policisë Tiranë, te Kryqëzimi i Urës së Vasil Shantos, te Kryqëzimi te 21 Dhjetori dhe te Kryqëzimi te Inxhinieria e Ndërtimit.

Po ashtu, bëhet me dije se për dy të rinjtë me inicialet A. Zh. dhe M. R., kanë nisur procedimet penale në gjendje të lirë pasi dyshja në fjalë akuzohet për të njëjtat vepra penale si të sipërpërmendurit si dhe për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Kjo pasi gjatë kontrolleve fizike të kryera nga blutë e Tiranës, dyshes në fjalë u janë gjetur sasi të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Njoftimi i Plotë i Policisë: 

Tiranë/Arrestohet 1 shtetas dhe procedohen penalisht 15, për veprime të kundërligjshme gjatë një tubimi të zhvilluar dje.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe të drejtuara nga Prokuroria, për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të përfshirë në veprime të kundërligjshme, gjatë një tubimi të zhvilluar më datë 09.09.2026, në Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E. Q., 33 vjeç, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”, pasi dyshohet se ka dhunuar disa kalimtarë gjatë tubimit, si dhe ka dëmtuar automjetin e një qytetari;

Si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Sh. B., I. M., V. D., A. Rr., S. E., A. P., A. D., E. K., B. K., E. N., A. A., K. Gj. dhe H. T., për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”;

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. Zh. dhe M. R., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Krahas veprimeve të kundërligjshme të dyshuara të kryera nga këta shtetas, gjatë tubimit, nga kontrollet fizike u janë gjetur sasi të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila është sekuestruar me cilësinë e provës materiale.

Këta shtetas janë vendosur në disa prej kryqëzimeve kryesore të qytetit, duke bllokuar qarkullimin dhe pengimin e lëvizjes së lirë të automjeteve dhe qytetarëve, përgjatë Rrugës së Elbasanit, te Kryqëzimi i Urës së Drejtorisë së Policisë Tiranë, te Kryqëzimi i Urës së Vasil Shantos, te Kryqëzimi te 21 Dhjetori dhe te Kryqëzimi te Inxhinieria e Ndërtimit.

Grupi hetimor vijon punën në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë të të gjithë shtetasve të përfshirë në to.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese