Bllokimi i Unazës në ditë e 102 të protestës, arrestohet 1 person dhe procedohen 15 të tjerë

10 Shtator 2026 | 12:06

Një person është arrestuar dhe 15 të tjerë janë proceduar penalisht pas tubimit të zhvilluar më 9 shtator në Tiranë. Sipas Policisë, personat dyshohet se kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë protestës, duke bllokuar qarkullimin në disa prej kryqëzimeve kryesore të kryeqytetit.

Në pranga ka rënë shtetasi Ergis Qoku, 33 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Sipas uniformave blu, Qoku dyshohet se ka dhunuar disa kalimtarë gjatë tubimit, si dhe ka dëmtuar automjetin e një qytetari.

Ndërkohë, në gjendje të lirë janë proceduar penalisht Shkelzen Bushi, Ilir Muzhaqi, Visuar Dalipi, Aldi Rruklli, Suel Elezi, Asim Prengezaj, Ardi Disha, Ermelind Kuka, Besnard Kaimi, Endri Neziraj, Aleandro Ahmetsulaj, Klodian Gjoka dhe Henri Tobli.

Për këta shtetas, materialet i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, në Prokurori janë referuar materialet për Arnold Zhupanin dhe Mario Rekën, ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Ata dyshohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Sipas Policisë, gjatë kontrolleve fizike ndaj dy shtetasve është gjetur lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Policia bën me dije se personat e proceduar ishin vendosur në disa prej kryqëzimeve kryesore të Tiranës, duke penguar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.

Bëhet fjalë për Rrugën e Elbasanit, kryqëzimin te Ura e Drejtorisë së Policisë Tiranë, kryqëzimin e Urës së Vasil Shantos, zonën e 21 Dhjetorit dhe kryqëzimin te Inxhinieria e Ndërtimit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të veprimeve të dyshuara të kundërligjshme, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në ngjarje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia e Lezhës bllokon automjetin tip ‘Rolls-Royce’, nis hetimi pasuror për pronarin e tij

Policia e Lezhës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze, me qëllim evidentimin dhe verifikimin e mjeteve që dyshohet se mund të jenë përfituar nga veprimtari...
11:51 | 10/09/2026

Kontrabanduan nga Greqia mish dhe peshk, arrestohen dy persona në Pikën Kufitare Kakavijë

Policia e Gjirokastrës ka finalizuar operacionin e koduar “Ngarkesat”, në kuadër të masave kundër kontrabandës dhe shkeljes së standardeve të sigurisë ushqimore gjatë transportit. Gjatë...
11:43 | 10/09/2026

Pagat e magjistrateve, kallëzohet në SPAK ministri i financave Petrit Malaj

Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë kallëzuar në SPAK ministrin e Financave, Petrit Malaj, sekretarin e përgjithshëm të kësaj ministrie, si dhe drejtuesit e degëve...
11:34 | 10/09/2026