Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shpërthimi tek “Eida” në Brryl, çfarë DËSHMUAN tre punonjësit e plagosur: Po furnizonim një makinë me gaz kur…

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthimi tek “Eida” në Brryl, çfarë
Foto nga karburanti "Eida"

Hetuesit ende nuk kanë “vendosur pikat mbi i” në lidhje me shkakun e shpërthimit të fuqishëm në pikën e karburantit “Edia” në zonën e Brrylit në Tiranë.

Ndërkohë tre punonjësit të cilët mbetën të lënduar janë marrë në pyetje dhe gjithçka kanë deklaruar ka qenë se në momentin e shpërthimit ishin duke furnizuar me gaz një automjet, por nuk dinë të thonë se si ose nga nisi shpërthimi. Ata kanë dëshmuar se pranë zyrave ndodhej edhe një bombolë gazi, e cila po verifikohet nga grupi hetimor, në rast se ka qenë ajo shkaku i shpërthimit.

Hetuesit janë duke punuar për të përcaktuar nëse shpërthimi lidhet me automjetin që po furnizohej, me ndonjë defekt në pompën e gazit apo me një rrjedhje nga bombola. Kujtojmë se të plagosurit 22-vjeçari Vlerim Hakballa, 30-vjeçari Rozart Abazi si dhe shtetasi Aurel Xhanaj ndodhen në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë deklaratat paraprake të autoriteteve kanë qenë të ndryshme. Policia ka dhënë versionin paraprak të ngjarjes, duke deklaruar se dyshohet për shpërthimin e një bombule gazi gjatë kohës që një automjet po furnizohej me karburant. Ndërkohë, drejtori i Shërbimit Zjarrfikës Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, ka dhënë një tjetër panoramë mbi vendin e ngjarjes, duke thënë se shpërthimi ka ndodhur në zyrat e karburantit dhe se nuk përjashtohet as mundësia që një automjet të ketë goditur objektin. Ndërsa vetë Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka raportuar paraprakisht se nga hetimet e para rezulton se nuk ka pasur shpërthim të rezervuarëve të karburanteve. Sipas ISHTI deri më tani dyshohet se zjarri ka nisur nga një makinë brenda karburantit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese