Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kontrollet e makinave luksoze “ngjiten” në veri, sekuestrohet “Rolls-Royce” i lezhjanit që jeton në Angli (PAMJE-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Kontrollet e makinave luksoze “ngjiten” në veri, sekuestrohet
Foto nga kontrollet

Policia e Lezhës ka ushtruar kontrolle të imtësishme ndaj automjeteve luksoze, me qëllim evidentimin dhe verifikimin e mjeteve që dyshohet se mund të jenë përfituar nga veprimtari kriminale, si dhe parandalimin e trafikimit të tyre.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe të Policisë Rrugore, kanë kontrolluar një automjet luksoz të konstatuar në qytetin e Lezhës.

Gjatë kontrollit, shërbimet e policisë ka kryer verifikime lidhur me origjinën e automjetit, historikun e blerjes, shitjes dhe posedimit të tij, si dhe mbi pronësinë dhe burimin e të ardhurave me të cilat është blerë.

Sipas njoftimit të policisë, një automjet luksoz tip “Rolls-Royce” është bllokuar administrativisht për mungesë dokumentacioni. Ndërkohë, ka nisur edhe hetimi pasuror ndaj pronarit të automjetit, shtetasit F. M., banues në Mbretërinë e Bashkuar.

Kujtojmë se kontrollet e makinave luksoze në Lezhë janë ushtruar vetëm pak ditë pasi efektivët e Tiranës ndaluan disa mjete me kosto të majme, të cilat u janë nënshtruar verifikimeve për origjinën dhe burimin e parave me të cilat janë blerë.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Kontroll i përqendruar ndaj automjeteve luksoze, në fokus verifikimi i origjinës së tyre dhe i burimit të pasurisë.

Bllokohet 1 automjet tip “Rolls-Royce”, nis hetimi pasuror për pronarin e tij.

Strukturat e Policisë së Lezhës kanë intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze, me qëllim evidentimin dhe verifikimin e mjeteve që dyshohet se mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale, si dhe parandalimin e trafikimit të tyre.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe të Policisë Rrugore, kanë kryer kontrollin e një automjeti luksoz që kanë konstatuar në qytetin e Lezhës.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare janë kryer verifikime lidhur origjinën, historikun e blerjes, shitjes dhe posedimit të automjetit, mbi pronësinë dhe burimin e të ardhurave me të cilat është blerë automjeti.

Në përfundim të verifikimeve, është kryer bllokimi administrativ i automjetit “Rolls-Royce” per mungese dokumentacioni dhe ka nisur hetimi pasuror për pronarin e automjetit, shtetasin F. M., banues në Mbretërinë e Bashkuar.

Policia e Lezhës do të vijojë kontrollet e përbashkëta dhe verifikimet ndaj automjeteve luksoze, me qëllim evidentimin e pasurive me burim kriminal dhe goditjen e pastrimit të produkteve të veprimtarive kriminale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese