Sikorski: NATO duhet të mbajë amerikanët brenda dhe rusët jashtë

10 Shtator 2026 | 12:31

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radosław Sikorski, ka rikthyer në vëmendje një prej frazave më të njohura që lidhen me rolin historik të NATO-s, duke e përshtatur atë me realitetin e sotëm të sigurisë në Evropë.

“NATO u krijua që amerikanët të qëndrojnë brenda, gjermanët të qëndrojnë të nënshtruar dhe rusët të qëndrojnë jashtë”, tha Sikorski.

Më tej, ministri polak theksoi se situata ka ndryshuar dhe se nuk është më e nevojshme që Gjermania të mbahet në një pozicion të kufizuar brenda aleancës.

“Nuk kemi më nevojë t’i mbajmë gjermanët të nënshtruar, por duhet t’i mbajmë rusët jashtë”, u shpreh ai.

Fraza e përdorur nga Sikorski i referohet një shprehjeje historike që i atribuohet Lord Hastings Ismay, sekretarit të parë të përgjithshëm të NATO-s. Ajo përmblidhte në mënyrë të thjeshtuar objektivat strategjike të aleancës gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë.

Sot, NATO mbetet një aleancë mbrojtëse e vendeve të Evropës dhe Amerikës së Veriut, ndërsa qëndrimi ndaj Rusisë është bërë një nga çështjet kryesore të sigurisë në kontinent, veçanërisht pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Huthët marrin kontrollin e Muhas në Jemen, pse qyteti është me rëndësi strategjike

Rebelët Huthi kanë marrë të enjten kontrollin e qytetit portual të Muhas në Jemen, sipas tre burimeve qeveritare jemenase që folën për Reuters. Marrja e...
10:51 | 10/09/2026

Trageti u përfshi nga flakët, pesë të vdekur dhe 87 të tjerë të zhdukur në Filipine

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 87 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një traget u përfshi nga flakët në brigjet e provincës...
10:41 | 10/09/2026

Netanyahu hyri në zonën e pushtuar siriane, Kuvajti dënon ndërhyrjen e kryeministrit izraelit

Kuvajti dënoi të enjten hyrjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në pjesën e pushtuar siriane të malit Hermon, duke e cilësuar veprimin si shkelje të...
10:37 | 10/09/2026