Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia njoftoi shoqërimin e 16 protestuesve, qytetarët nuk humbin kohë, bëhen bashkë dhe nisen për te Komisariati numër 3

Shkruar nga Newsbomb
Policia njoftoi shoqërimin e 16 protestuesve, qytetarët nuk humbin
Qytetarët nisen për te komisariati numër 3

Vetëm pak minuta pasi Policia doli me reagim zyrtar në lidhje me qytetarët që u ndaluan pas tensioneve të djeshme, dhjetëra protestues janë bërë bashkë mesditën e sotme dhe janë nisur në drejtim të Komisariatit numër 3.

Siç mund të shikohet dhe në foton e siguruar nga burimet, qytetarët janë bërë bashkë në “Sheshin Skëndërbej” dhe janë nisur për në drejtim të rrugës “Mine Peza” ku dhe do kërkojnë lirinë e të shoqëruarve.

Siç raportuam dhe pak më parë, një shtetas është vënë në pranga dhe 15 të tjerë janë proceduar penalisht pas tensioneve të djeshme në protestën e 102-të. Po ashtu, dy prej tyre janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi gjatë tubimit, nga kontrollet fizike u janë gjetur sasi të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila është sekuestruar me cilësinë e provës materiale.

Me pankarta përmes të cilave bëjnë thirrje për protestë madhështore dhe flamuj në duar, dhjetëra qytetarë pritet të zbarkojnë para komisariatit numër 3 të Tiranës duke kërkuar lirimin e personave të shoqëruar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese