Bardhi zbardh takimin me të Ngarkuarën e SHBA në Tiranë Nancy VanHorn
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn.
Takimi u zhvillua në nisje të sesionit të ri parlamentar. Përmes një njoftimi për shtyp, Bardhi bëri të ditur se me përfaqësuesen e Ambasadës amerikane diskutoi mbi aktualitetin e axhendës së Kuvendit, prioritetet e sesionit të ri dhe forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Bardhi vlerësoi rolin e SHBA-së si një aleat strategjik dhe të çmuar për Shqipërinë, duke theksuar rëndësinë e partneritetit mes dy vendeve.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një aleat i çmuar dhe strategjik i Shqipërisë”, shprehet Bardhi në njoftimin e tij.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së theksoi gjithashtu se Shqipëria dhe SHBA-ja qëndrojnë së bashku si aleatë në NATO dhe se mbetet e nevojshme vijimi i forcimit të partneritetit mes dy vendeve.
Takimi vjen në një moment kur Kuvendi ka nisur sesionin e ri parlamentar, ndërsa marrëdhëniet me partnerët strategjikë vijojnë të jenë pjesë e axhendës politike shqiptare.
Pagat e magjistrateve, kallëzohet në SPAK ministri i financave Petrit Malaj
E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë takohet me Gazment Bardhin, momenti i mbërritjes
“Hallet do shkojnë te tavolina e Ramës”, Kryeministri nga takimi me drejtuesit politik të PS për “Praninë Besnike”
- 12:49 Macron dhe von der Leyen: Evropa të forcojë industrinë hapësinore
- 12:43 Gjyqtarët kallëzojnë Ministrin e Financave për pagat, reagon Edi Rama
- 12:31 Sikorski: NATO duhet të mbajë amerikanët brenda dhe rusët jashtë
- 12:06 Bllokimi i Unazës në ditë e 102 të protestës, arrestohet 1 person dhe procedohen 15 të tjerë
- 11:51 Policia e Lezhës bllokon automjetin tip ‘Rolls-Royce’, nis hetimi pasuror për pronarin e tij
- 11:43 Kontrabanduan nga Greqia mish dhe peshk, arrestohen dy persona në Pikën Kufitare Kakavijë