Rama ua kujton gjyqtarëve kush mban çelësin e arkës: Pagat do t’ua rrisë…

Rama ua kujton gjyqtarëve kush mban çelësin e arkës: Pagat do t’ua rrisë…

13:01, 10/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama nuk e fsheh më se pas përplasjes për pagat e gjyqtarëve qëndron drejtpërdrejt ai dhe qeveria e tij. Pas kallëzimit penal ndaj Ministrit të Financave, kryeministri doli publikisht për t’i dhënë mbështetje ministrit dhe për t’u kujtuar gjyqtarëve se dera e Thesarit nuk hapet prej tyre, por vetëm me vendim të mazhorancës, praktikisht të atij vetë.

Në një reagim që më shumë se një sqarim ngjan me një mesazh politik, Rama tregon se ministri është konsultuar me të dhe me Ministrin e Drejtësisë për qëndrimin që ka mbajtur. Pra, në vend që debati të mbetet mes institucioneve, kryeministri hyn vetë në mes dhe ua bën të qartë gjyqtarëve se për pagat e tyre fjala kalon nga ai personalisht.

Mesazhi që del nga kjo përplasje është edhe më i fortë: “Ju mund të jeni pushtet i pavarur, por për paratë tuaja vendosim ne.” Kjo është pikërisht ajo që e bën të debatueshëm reagimin e Ramës, në një kohë kur ndarja dhe pavarësia e pushteteve duhet të jenë një parim, jo një çështje që varet nga vullneti politik i kryeministrit.

Rama madje e quan “histori bajate” kërkesën për rritjen e pagave të gjyqtarëve, ndërsa në fund e mbyll me deklaratën se pagat do të rriten me vendim të Kuvendit. Në një sistem ku mazhoranca kontrollon parlamentin, mesazhi i kryeministrit është një kujtesë e drejtpërdrejtë për gjyqësorin: për pagat tuaja, çelësi është në duart e mija.

Reagimi:

Kallzimi penal i gjykatësve për Ministrin e Financave pse nuk lejon që ata të hapin derën e thesarit për rritjen e pagave të tyre, ndërkohë që ministri pret me ligj e me zakon Kuvendin e Shqipërisë që të shprehet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ka vetëm një mangësi: Mungon emri im dhe ai i ministrit të drejtësisë, sepse Ministri i Financave është konsultuar paraprakisht me ne për qëndrimin e tij, për të cilin edhe skuadrat tona juridike kanë shprehur unanimisht qëndrimin se pushteti gjyqësor nuk mund të hapë derën e thesarit të shtetit. Vetëm parlamenti mund ta bëjë këtë.

Kaq kisha dhe nuk dua të zgjatem me çfarë mendoj për tërë këtë historinë bajate të vetërritjes së rrogave, nga kategoria më e mirëpaguar e Republikës së Shqipërisë. Por për sa më takon asgjë nuk ndryshon, pagat do të rriten me vendim të Kuvendit të Shqipërisë dhe në respekt të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco