Regjisori britanik: A është gazetaria e AI vërtetë e pavarur? E vërteta do kontrollohet nga  gjigantët e teknologjisë

10 Shtator 2026 | 13:09

Regjisori britanik Danny Boyle ka paralajmëruar për rrezikun që zhvillimi i Inteligjencës Artificiale mund të sjellë për të ardhmen e gazetarisë.

Duke folur në Festivalin e Filmit në Venecia, Boyle e cilësoi gazetarinë një nga shtyllat kryesore të çdo shoqërie, për shkak të rolit të saj në kontrollin e pushtetit.

“Gazetaria është një nga shtyllat e mëdha të çdo qytetërimi. Kjo është absolutisht e qartë, sepse brenda këtij grupi njerëzish, ku ka shumë njerëz të ndryshëm, ka nga ata që ngrihen përballë pushtetit dhe i thonë të vërtetën pushtetit. Të kesh njerëz të tillë në shoqëri është vërtet shumë e rëndësishme. Rreziku, natyrisht, me gjigantët e teknologjisë dhe Inteligjencën e tyre Artificiale, është se ata do të jenë në gjendje të zëvendësojnë gazetarinë. Do të mund të kenë një gazetar me AI, i cili është shumë më efikas, shumë më i lirë e kështu me radhë. Por a do t’ia thotë ky gazetar me AI të vërtetën pikërisht pushtetit që e ka krijuar?”, u shpreh Boyle.

Regjisori ngriti pikëpyetje mbi pavarësinë e gazetarisë së prodhuar nga Inteligjenca Artificiale dhe aftësinë e saj për të sfiduar kompanitë dhe strukturat e pushtetit që kontrollojnë teknologjinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sikorski: NATO duhet të mbajë amerikanët brenda dhe rusët jashtë

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radosław Sikorski, ka rikthyer në vëmendje një prej frazave më të njohura që lidhen me rolin historik të NATO-s, duke...
12:31 | 10/09/2026

Huthët marrin kontrollin e Muhas në Jemen, pse qyteti është me rëndësi strategjike

Rebelët Huthi kanë marrë të enjten kontrollin e qytetit portual të Muhas në Jemen, sipas tre burimeve qeveritare jemenase që folën për Reuters. Marrja e...
10:51 | 10/09/2026

Trageti u përfshi nga flakët, pesë të vdekur dhe 87 të tjerë të zhdukur në Filipine

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 87 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një traget u përfshi nga flakët në brigjet e provincës...
10:41 | 10/09/2026