Dosja e SPAK me provat të reja kundër Belinda Ballukut/ Zbardhet mesazhet me biznesmenin Alban Eftimi: “Vilat luksoze” me 2 vaska hidromasazhi si hotel Roccabella në Santorini! Mund të ndihesh e llastuar si në hotel

Dosja e SPAK përmban dy emaile të dërguara nga biznesmeni Alban Eftimi ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, të cilat sipas hetuesve dëshmojnë lidhjen e tërthortë të ish-ministres me një vilë luksoze në Palasë.

Dyshimi i SPAK është se prona është përfituar si ryshfet, në këmbim të tenderave të fituar nga kompania e biznesmenit Arbër Abazi.

Të lidhura

None found

Në mesazhin elektronik të datës 14 shtator 2020, Eftimi informon Ballukun për ndryshimet dhe ndërhyrjet që po kryheshin në vilën që ndodhej ende në ndërtim.

Biznesmeni shpjegon se projekti po përshtatej në mënyrë që, edhe në rast se vila do të jepej me qira, përdoruesit të ndiheshin të llastuar, njësoj si në hotel.

Sipas përshkrimit të tij, shkallët që lidhin dy godinat do të shoqëroheshin nga gjelbërim kacavjerrës në të dy muret anësore.

Njëra anë e pishinës do të lidhej me një zonë ngrënieje përmes shkallëve, ndërsa tavolina do të vendosej në të njëjtin nivel me ujin, me synimin që të shfrytëzohej sa më shumë koncepti “infinity pool”.

Në pjesën e pishinës që orientohet nga deti ishte parashikuar gjithashtu një hapësirë për vendosjen e gotave dhe ndonjë pjate.

Projekti parashikonte edhe dy vaska hidromasazhi në krahët anësorë të vilave, në nivelin e hyrjes dhe të suitave, të frymëzuara nga hoteli Roccabella në Santorini.

Eftimi i bën me dije Ballukut se për suitat do të shqyrtoheshin ende variante të tjera. Ndarjet mes kuzhinës dhe soggiornos, si edhe ato të garderobës te “master bedroom”, do të realizoheshin me dyer fizarmonikë.

Një pjesë e konsiderueshme e hapësirave rreth pishinës ishte veshur me “teak”, për t’i dhënë ambientit një ndjesi më të ngrohtë dhe një pamje që të kujtonte jahtin. Nëse kjo alternativë nuk do t’i pëlqente Ballukut, Eftimi propozonte rikthimin te mermerët blu, pasi të përfundonin renderat.

Katër ditë më vonë, më 18 shtator 2020, Eftimi i dërgoi Ballukut edhe një dokument me titullin “Vilat binjake Palasë”. Dokumenti kishte 11 fletë: në faqen e parë ishte vendosur shënimi “Vilat binjake Palasë”, ndërsa faqet e tjera përmbanin planimetritë dhe projektet e sipërfaqeve të dy vilave.

Sipas hetimeve të SPAK, vila 188/1 në Palasë u ndërtua deri në fazën e karabinasë me investimin e Igli Tares. Punimet e mëtejshme dhe investimet për përfundimin e vilës u morën përsipër nga Arbër Abazi, pronar i kompanisë “Alko Impex General Construction”. Kjo kompani, në bashkëpunim me disa operatorë të tjerë ekonomikë, fitoi tenderin për ndërtimin e lotit 7 të Unazës së Madhe.

Arbër Abazi ka lidhje familjare me Ballukun, pasi bashkëjeton me një të afërme të saj.

Krahas sekuestrimit të vilës, SPAK ka regjistruar Belinda Ballukun si person nën hetim për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ndërkohë, Arbër Abazi po hetohet për korrupsion.

Më herët, Balluku ishte nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash, pasi dyshohej se kishte marrë si ryshfet një vilë luksoze nga kompania Eurocol, së cilës i kishte dhënë një tender gjatë kohës kur drejtonte Albcontrol. Ajo është gjithashtu e pandehur për abuzime me tenderat, konkretisht për tenderin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë dhe të gjitha lotet e Unazës së Jashtme të Tiranës.


Shtuar më 10.09.2026 13:38

sultanbeyli escortiptvCratosroyalbetonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetHoliganbetPusulabetCratosroyalbetSuperbetinJojobetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetJojobetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomtipobetjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahis