Po vijon prej gati dy orësh seanca maratonë ish-presidentin e Kosovës, në lidhje me çështjen e pengimit të drejtësisë, ku po mbahen në Gjykatën e Hagës fjalët përfundimtare për këtë situatë. Prokurorët e Hagës kanë dorëzuar sot prova, dokumente dhe incizime përmes së cilave synojnë të vërtetojnë akuzat e ngritura ndaj Thaçit, të cilin kërkojnë ta shpallin fajtor.
Prokurori Joshua Hafetz gjatë fjalës së tij, zbuloi disa nga provat që vërtetojnë se Hashim Thaçi ka tentuar të pengojë hetimet ndaj tij, duke ndërhyrë në dëshmitë e personave që do të merreshin në pyetje në lidhje me hetimet për sulmet që akuzohet ish-presidenti.
“Të dhënat nga dokumentet e printuara tregojnë se dokumentet janë bërë gati vetëm pak ditë para se Thaçi të vizitonte një prej miqve. Siç tregohet nga incizimi, Kilaj, Thaçi dhe Kryeziu u koordinuan me njëri-tjetrin duke ndërhyrë ndaj dëshmitarit.
Thaçi ka bërë dy biseda paralelisht, ai dhe Kryeziu kanë folur në zë për një çështje në lidhje me dëshminë e dëshmitarit të katërt. Mund ta dëgjoni dhe vetë ndryshimin e zërit të Thaçit gjatë incizimit. Më tej vijohet nga Thaçi që t’i jepet zotit Kilaj dëshmia e dëshmitarit të katërt. Thaçi te grupi i Kilajt vazhdon bisedën për 15 minuta, për çka ky i fundit u dakordësua që të bënte çfarë kërkoi ish-presidenti” tregon prokurori Hafetz.
Duke nxjerrë në pah bashkëpunimin e bërë mes Hashim Thaçit dhe Isni Kilajt, prokurori i Hagës zbulon se pas takimeve të kryera mes dyshe, ky i i fudnit ëhstë treguar i gatshëm për të ndryshuar dëshminë e dëshmitarit të katërt, e dhënë në 2018.
Referuar provave të siguruara gjatë hetimeve, Hafetz zbulon se Thaçio është treguar i kujdesshëm për të ndërhyrë vetëm në pjesët që atij i interesonte, duke udhëzuar Kilajn me numër faqeje dhe rreshtin e dëshmisë që dëshmitari duhej të ndryshonte në fjalën e tij përballë drejtësisë.
Në këtë pikë të vizitë, Thaçi kishte 10 minuta që pëshpëriste për dëshmitarin numër 4. Incizimi: Thaçi: Kam thënë që duhet ndryshuar ajo punë. Kur të vijë ai e ndryshojmë për herë të dytë.
“Siç është bërë dhe herët e tjera, Thaçi i jep detaje në lidhje me procesin gjyqësor para se të japë dëshminë para trupit gjykues. Në një moment Thaçi merr mbrapsht fletën.
Incizimi i Thaçit: Thuaj të korrigjojë pjesën e 6-të të deklaratës së 2018.
Thaçi u bëhet e konkret rreth fundit të faqes 7-të, që është ndryshuar dhe nga zyra e përkthimit. Me fjalë të tjera Kilaj duhej të merrte prej qendrës së paraburgimit një pjesë të dëshmisë së dëshmitarit katër, që ai ta korrigjojë.
Incizimi i Thaçit: Vetëm rreshti 9. Rreshti 9.
Prokurori: Kjo nuk është bisedë që ka të bëjë mes miqve dhe shokëve. Thaçi dikton konkretisht fjalë më fjalë se çfarë duhet të thotë dëshmitari. Ndërkohë Kilaj pyet se çfarë duhet të bëjë konkretisht.
Incizimi i Thaçit: është ushtaraku që ka qenë prezantuar me maskë., Ajo duhet ndryshuar. Ky duhet të thojë “Po po” të ndryshohet ajo pjesë.
Siç e patë Thaçi dha udhëzime se si duhet të përgjigjet dëshmitari i katërt. Udhëzimet e Thaçit për këtë vijojnë për disa minuta të tjera, ku Kilaj dakordësohet për ndryshimet e kërkuara. Më pas Thaçi e udhëzon Kilajn që të mos ia lërë dëshmitarit dokumentet. Ky iu fundit i thotë :jo pa problem. Në të njëjtën pjesë Thaçi shton presione duke i thënë se është në të mirën tënde” zbuloi Hafetz gjatë senacës.
Më tej prokurori i Hagës nxjerr në pah se dëshmitë reale të dëshmitarëve ndaj Thaçit, janë gjetur të grisura në një qese mbeturinash në shtëpinë e Kilajt. Referuar shkrimit të këtij të fundit, prokurori theksoi se kishte përputhshmëri, çka nxjerrë në pah bashkëpunimin e theksuar të Thaçit me Kilajn për të penguar zbardhjen e së vërtetës nga drejtësia.
Dokumentet e gjetura në qese plehrash në shtëpinë e Kilajt:
Pjesë nga seanca:
Prokurori: Të dhënat nga dokumentet e printuara tregojnë se dokumentet janë bërë gati vetëm pak ditë para se Thaçi të vizitonte një prej miqve.
Siç tregohet nga incizimi, Kilaj Thaçiu dhe Kryeziu u koordinuan me njëri-tjetrin duke ndërhyrë ndaj dëshmitarit.
Thaçi ka bërë dy biseda paralelisht, ai dhe Kryeziu kanë folur në zë për një çështje në lidhje me dëshminë e dëshmitarit të katërt. Mund ta dëgjoni dhe vetë ndryshimin e zërit të Thaçit gjatë incizimit.
Më tej vijohet nga Thaçi që t’i jepet zotit Kilaj dëshmia e dëshmitarit të katërt. Thaçi te grupi i Kilajt vazhdon bisedën për 15 minuta, për çka ky i fundit u dakordësua që të bënte çfarë kërkoi ish-presidenti.
Në këtë pikë të vizitë, Thaçi kishte 10 minuta që pëshpëriste për dëshmitarin numër 4. Incizimi: Thaçi: Kam thënë që duhet ndryshuar ajo punë. Kur të vijë ai e ndryshojmë për herë të dytë.
Prokurori: Siç është bërë dhe herët e tjera, Thaçi i jep detaje në lidhje me procesin gjyqësor para se të japë dëshminë para trupit gjykues. Në një moment Thaçi merr mbrapsht fletën.
Thaçi: Thuaj të korrigjojë pjesën e 6-të të deklaratës së 2018.
Prokurori: Thaçi u bëhet e konkret rreth fundit të faqes 7-të, që është ndryshuar dhe nga zyra e përkthimit. Me fjalë të tjera Kilaj duhej të merrte prej qendrës së paraburgimit një pjesë të dëshmisë së dëshmitarit katër, që ai ta korrigjojë.
Thaçi: Vetëm rreshti 9. Rreshti 9.
Prokurori: Kjo nuk është bisedë që ka të bëjë mes miqve dhe shokëve. Thaçi dikton konkretisht fjalë më fjalë se çfarë duhet të thotë dëshmitari. Ndërkohë Kilaj pyet se çfarë duhet të bëjë konkretisht.
Thaçi: është ushtaraku që ka qenë prezantuar me maskë., Ajo duhet ndryshuar. Ky duhet të thojë “Po po” të ndryshohet ajo pjesë.
Prokurori: Siç e patë Thaçi dha udhëzime se si duhet të përgjigjet dëshmitari i katërt. Udhëzimet e Thaçit për këtë vijojnë për disa minuta të tjera, ku Kilaj dakordësohet për ndryshimet e kërkuara. Më pas Thaçi e udhëzon Kilajn që të mos ia lërë dëshmitarit dokumentet. Ky iu fundit i thotë :jo pa problem. Në të njëjtën pjesë Thaçi shton presione duke i thënë se është në të mirën tënde.
Thaçi thekson dhe njëherë faqen konkrete të faqes dhe deklaratës së dëshmitarit katër. Kilaj e bëri të qartë që do bënte ekzaktësisht atë që kërkoi Thaçi.
Në fakt brenda shtëpisë së zotit Kilaj ZPS-së gjeti dokumentet përkatës. Bëhet fjalë për deklaratat e 2016 dhe 2018, ku dëshmitë e mëparshme të dëshmitarit 4 u gjetën të grisura në një qese mbeturinash.
Ndonëse ajo është zbehur është e qartë që bëhet fjalë për dokumentin e faqes 6, për të cilën Thaçi kërkoi të korrigjohej.
Deklarata janë printuar nga një print që ka qenë i posaçëm për Thaçin. Kur Kilaj u pyet se nga ku e mori deklaratën konfidenciale dëshmitari katër, ai gënjeu.
Më 9 shtator të 20234, Thaçi u vizitua nga Smakaj së bashku me tre të tjerët për tre orë. Vizita u incizua. Thaçi filloi vizitën si zakonisht me zë normal. Më tej ai fillon të diskutojë për gjykimin e tij. Pasi shprehu aprovimin për dëshminë e Remi Mustafës që ishte e njëjta që udhëzoi Fazliun të jetë në udhëzimet e veta, Thaçi sërish ndau e këta vizitor informacione konfidenciale.
Mirëpo në një tjetër pjesë, Thaçi e ul zërin. Ju e shini se Thaçi thekson rëndësinë e dëshmisë së Zurapit. Për të cilin thotë se ky i fundit nuk duhet të japë shumë detaje. Duhet t’i bijë sa më shkurt.

