Prokuroria në Hagë kërkon 6 vjet burgim për Hashim Thaçin

10 Shtator 2026 | 13:56

Pas paraqitjes së fjalës përfundimtare nga kryeprokurorja Kimberly West dhe prokurori i rastit, Prokuroria e Specializuar në Hagë ka kërkuar 6 vjet burgim për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në rastin e pengimit të drejtësisë.

“Bazuar në të gjitha provat, faktet, Prokuroria kërkon që të merrni një vendim që përputhet me ligjin, provat dhe faktet. Pra, fajtorë për të gjitha pikat e aktakuzës bazuar në peshën e rëndë të veprave penale dhe tërësinë e faktorëve që merren parasysh në dënimin e zbatueshëm në këtë rast. Prokuroria kërkon që të jepni një vendim siç është kërkuar; për Kuçin 9 muaj burgim, për Fazliun 3 vjet burg, Kilajn 3 vjet burgim, Smakajn 3 vjet burgim dhe Thaçi 6 vjet burgim, që do vuhet në vijim të ndonjë denimi që mund të jepet në çështjen 6 nëse do të jepet”, ka thënë Prokuroria. 

Sipas Prokurorisë, akuzat që ZPS-ja ka ngritur dhe akuzat që ZPS-ja ka vërtetuar përtej dyshimit të arsyeshëm, janë krime.

“Janë krime për një arsye të qartë; Përpjekja për të ndërhyrë dhe penguar procesin gjyqësor përpara kësaj gjykate që ekziston këtu në Hagë pikërisht për shkak të kaluarës së gjerë të frikësimit dhe ndërhyrjes së dëshmitarëve në Kosovë paraqet një kërcënim  për administrimin e drejtë dhe të lirë të drejtësisë”, ka thënë Prokuroria.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat përmbyllëse, Prokuroria: Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur shpalosja e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Bashkim...
10:59 | 10/09/2026

Kurti kërkon marrëveshje politike për nënkryetarët e Kuvendit

Pas dështimit të konsitutimit të Kuvendit, kryeministri në detyrë dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se partitë politike duhet të arrijnë marrëveshje për...
15:05 | 09/09/2026

‘S’ka popull serb në Kosovë’ – Vetëvendosje e quan skandaloz propozimin e Listës Serbe

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, e ka konsideruar “skandaloze dhe të papranueshme” mënyrën se si Lista Serbe e propozoi kandidatin e saj...
12:29 | 09/09/2026