Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku
Drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku, është dhunuar paraditen e së dielës, rreth orës 10:45, në qendër të qytetit.
Sipas informacioneve paraprake, Tabaku dyshohet se është goditur nga dy persona, të identifikuar nga burime pranë hetimit si Endri Çopja dhe Horgito Peqini. Dyshohet se gjatë sulmit janë përdorur edhe sende të forta. Sipas kartelës mjekësore, ai ka pësuar dy fraktura në kokë.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se i dëmtuari nuk ka paraqitur kallëzim në Policinë e Elbasanit. Megjithatë, policia ka nisur hetimet kryesisht, pasi ngjarja është parë nga disa qytetarë.
Hetuesit po verifikojnë rrethanat e incidentit, ndërsa një nga pistat që po shqyrtohet lidhet me një konflikt të mundshëm për punësim.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se Tabaku kishte larguar nga puna bashkëshorten e Endri Çopjas në Bashkinë e Elbasanit, çka mund të ketë qenë shkak i përplasjes.
Në prag të vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës masa të shtuara për shkollat
SPAK “çmonton” skemën e grupit të Call Centerave, si i zhvasnin qytetarët e huaj nëpërmjet mashtrimit! Ekzekutohen 8 masa sigurie
Bllokimi i Unazës në ditë e 102 të protestës, arrestohet 1 person dhe procedohen 15 të tjerë
- 14:14 Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite në Teksas
- 14:12 Në prag të vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës masa të shtuara për shkollat
- 13:56 Prokuroria në Hagë kërkon 6 vjet burgim për Hashim Thaçin
- 13:32 Nga SEO te AEO, si Inteligjenca Artificiale po ndryshon mënyrën e kërkimit në internet
- 13:26 SPAK “çmonton” skemën e grupit të Call Centerave, si i zhvasnin qytetarët e huaj nëpërmjet mashtrimit! Ekzekutohen 8 masa sigurie
- 13:23 Avioni i Zelenskyt pret një orë për t’u nisur, një dron rus hyn në hapësirën ajrore të Moldavisë