Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite në Teksas

10 Shtator 2026 | 14:14

Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është nderuar me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas. Çelësi iu dorëzua Berishës nga Kryebashkiaku i Mesquite, Daniel Aleman Jr, bën me dije zyra e shtypit e Partisë Demokratike.

“Gjatë ceremonisë, Aleman e cilësoi Çelësin e Qytetit si nderimin më të lartë qytetar që bashkia mund t’i japë një personi. Sipas tij, ky vlerësim përfaqëson respektin, besimin dhe marrëdhëniet e veçanta mes komunitetit të Mesquite dhe shqiptarëve.

Nderimi për Berishën vjen si vlerësim për kontributin e tij në drejtimin politik të Shqipërisë dhe angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga PD.

Mesquite, është një qytet në periferi të Dallasit, me 150 mijë banorë sipas censusit të vitit 2020. I njohur zyrtarisht si “Kryeqyteti i Rodeos në Teksas”, qyteti është vlerësuar gjithashtu për hapësirat rekreative dhe gjelbërimin. Mesquite ka aeroportin e vet dhe është një qendër e rëndësishme ekonomike, ku veprojnë kompani dhe institucione të mëdha si UPS, AT&T, FedEx, Ashley Furniture, Charter Spectrum dhe Eastfield College.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bardhi zbardh takimin me të Ngarkuarën e SHBA në Tiranë Nancy VanHorn

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në...
12:56 | 10/09/2026

Gjyqtarët kallëzojnë Ministrin e Financave për pagat, reagon Edi Rama

Pas kallëzimit penal në SPAK ndaj Ministrit të Financave, Petrit Malaj, për moslejimin e rritjes së pagave të gjyqtarëve, kryeministri Edi Rama ka reaguar në...
12:43 | 10/09/2026

Pagat e magjistrateve, kallëzohet në SPAK ministri i financave Petrit Malaj

Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë kallëzuar në SPAK ministrin e Financave, Petrit Malaj, sekretarin e përgjithshëm të kësaj ministrie, si dhe drejtuesit e degëve...
11:34 | 10/09/2026