Vidhnin makinat në Vlorë dhe Orikum, arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka arrestuar 2 persona të dyshuar si autorë të grabitjes së disa automjeteve në Vlorë dhe Orikum.
Në pranga u vunë shtetasit M. D., 63 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur një automjet tip “Citroen”, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua;
D. L., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur në fshatin Bishan, 1 automjet tip “Benz”, të cilin e ka braktisur më pas në qytetin e Orikumit.
Gjithashtu, disa orë më vonë, në qytetin e Orikumit, ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vjedhë një automjet tip “Jeep”.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë vijojnë punën për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Në prag të vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës masa të shtuara për shkollat
Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku
SPAK “çmonton” skemën e grupit të Call Centerave, si i zhvasnin qytetarët e huaj nëpërmjet mashtrimit! Ekzekutohen 8 masa sigurie
- 14:42 Paga mesatare arrin 92,150 lekë, 1 në 4 të punësuar marrin rrogë minimale
- 14:33 Algjeria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe
- 14:30 Medvedev: Rusia mund të përdorë armë bërthamore dhe t’i përgjigjet çdo kërcënimi
- 14:28 Zjarr në një anije mallrash në Kinë, numër i madh viktimash, Xi urdhëron hetim urgjent
- 14:23 Gjermania teston sistemet e alarmit në raste emergjencash
- 14:23 Thiago Silva shpërthen ndaj Ancelottit