
Kuvendi po shqyrton disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara”.
Projektligji synon modernizimin, qartësimin dhe unifikimin e procedurave për administrimin, zhvillimin, përdorimin dhe shitjen e objekteve të konfiskuara.
Po ashtu, synohet kalimi nga një model i shpërndarë kompetencash në një model të centralizuar pranë Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), e cila do të ketë rolin e organit unik përgjegjës për administrimin dhe zhvillimin e këtyre objekteve.
Një tjetër ndryshim lidhet me objektet e konfiskuara ku investimi ka mbetur i papërfunduar. Projektligji parashikon procedura për vlerësimin e tyre, përcaktimin e kostove të punimeve që kanë mbetur dhe përgjegjësitë e subjekteve zhvilluese.
Për përfundimin e këtyre ndërtimeve, operatorët ekonomikë do të përzgjidhen përmes procedurave të prokurimit publik. Autoriteti kontraktor që do të realizojë prokurimin, mbikëqyrjen, përfundimin dhe kolaudimin e punimeve do të caktohet rast pas rasti me vendim të Këshillit të Ministrave.
Objektet e konfiskuara mund të përdoren edhe për strehim social ose për interes publik. Projektligji përcakton procedurat për kalimin e tyre në pronësi, përdorim apo administrim të institucioneve publike dhe njësive të vetëqeverisjes vendore.
Ndryshimet prekin edhe pronarët e truallit dhe personat e tretë që kanë marrëdhënie kontraktuale me subjektet ndërtuese. Për personat e tretë parashikohet njohja e marrëdhënieve kontraktuale, procedura për kompensimin financiar, trajtimi i kontratave të kleringut dhe mundësia e pjesëmarrjes në procedurat e shitjes së objekteve të konfiskuara.
Projektligji përcakton gjithashtu përgjegjësi ligjore dhe financiare për subjektet zhvilluese, zbatuese, mbikëqyrëse ose kolauduese edhe pas konfiskimit të objektit, përfshirë detyrimet që lidhen me përfundimin e punimeve të mbetura.
Ndër objektivat e projektligjit është edhe krijimi i një grupi të përhershëm pune me karakter teknik, garantimi i transparencës, si dhe thjeshtimi i procedurave për vlerësimin, zhvillimin dhe pajisjen me leje ndërtimi.
Projektligji parashikon gjithashtu sigurimin e financimit të qëndrueshëm përmes një fondi të veçantë ose të dedikuar për ndërtimet pa leje, si dhe masa për mbrojtjen e të drejtave të pronarëve të truallit dhe personave të tretë.
Sipas relacionit, të gjitha këto masa do të lejojnë rikthimin më të shpejtë të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme në komunitet, në një mënyrë transparente dhe të qëndrueshme.
Projektligji synon gjithashtu të reduktojë burokracinë në administrimin e objekteve të konfiskuara, të përmirësojë menaxhimin e tyre dhe të gjenerojë të ardhura shtesë nga qiratë, në rast se kjo formë përdorimi zgjidhet duke shmangur gjithashtu amortizimin e objekteve.
Këto objektiva kanë për qëllim të krijojnë një sistem më të mirë administrimi të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, duke forcuar mbrojtjen e interesit publik dhe duke rikthyer përfitimet në komunitet në mënyra të ndryshme.
Ndryshimet nw ligj hapin një periudhë tranzitore 6-mujore për vetëdeklarimin e ndërtimeve pa leje.
Sipas propozimit, subjektet poseduese që deklarojnë me vullnetin e tyre pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT) objektet e ndërtuara pa leje, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, do të përfitojnë të drejtën e parablerjes dhe do të kenë mundësi t’u nënshtrohen procedurave përkatëse.
Ndryshimet parashikojnë gjithashtu krijimin e një regjistri transparent të objekteve të konfiskuara, ndërsa AAPSK do të ketë kompetenca për administrimin, zhvillimin, shitjen dhe monitorimin e tyre.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
10 Shtator14:39
Paga mesatare në Shqipëri arrin 92 mijë lekë, rritje 9.8% në një vit
Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri arriti në 92.150 lekë në tremujorin e dyt...
AKTUALITET
10 Shtator14:14
Mashtrimet me Call Center, SPAK ekzekuton 8 masa sigurie, 3 në kërkim! Paratë ktheheshin në kriptovaluta
SPAK, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, ka vijuar hetimet për një skemë të dyshuar mashtrimi kompjuterik përmes shitj...
AKTUALITET
10 Shtator13:53
Balluku me vila luksoze në Palasë, zbardhen mesazhet me biznesmenin: Ka një “feeling” si jaht! Nëse s’të pëlqen e veshim me mermer blu
Dy email-e të dërguara nga biznesmeni Alban Eftimi në adresë të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku janë bërë pjes&eu...
AKTUALITET
10 Shtator13:16
"Kërkojmë takim me Erion Veliajn në paraburgim", SPAK refuzon kërkesën e avokatëve të huaj
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka refuzuar kërkesën e avokatëve britanikë p&eum...
AKTUALITET
10 Shtator13:00
Dëshmitë e punonjësve zbardhin çastet para shpërthimit të karburant "Eida", tre pista nën hetim
Hetuesit e ngjarjes së ndodhur në stacionin e karburantit “EIDA” në zonën e Brrylit në Tiranë nuk kanë ende nj&...
AKTUALITET
10 Shtator12:44
“Pse puthe të dashurin tim”/ U dhunua nga 3 vajzat në Fier, 17-vjeçarja rrëfen ngjarjen: Më futën në lokal me vrap
17-vjeçarja e dhunuar pak muaj më parë, nga tre bashkëmoshatare në Fier, ka rrëfyer detaje mbi ngjarjen.
Në një int...
Piranjat News
AKTUALITET
10 Shtator12:08
Skandal në Durrës/ Dyqan frutash në hyrje të pallatit, bllokohet aksesi për ambulancat dhe zjarrfikëset në rast emergjence
Një tjetër rast që ngre pikëpyetje për ndërtimet dhe zënien e hapësirave të përbashkëta është...
AKTUALITET
10 Shtator12:05
“Po mbytemi nga mbeturinat”/ Prej më shumë se 10 ditësh lagjja Magaze në Fushë-Krujë nuk pastrohet
Një tjetër denoncim për situatën e mbetjeve urbane ka mbërritur në redaksinë e Piranjave News, këtë herë nga...
AKTUALITET
10 Shtator11:58
Kontrolle ndaj makinave luksoze në Lezhë/ Bllokohet një “Rolls-Royce”, nis hetimi pasuror për pronarin me banim në Britani
Strukturat e Policisë së Lezhës kanë nisur një aksion të përqendruar ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë n&eu...
AKTUALITET
10 Shtator11:54
Arrestohet një shtetas dhe procedohen 15 të tjerë për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit
Një shtetas është arrestuar në flagrancë dhe 15 të tjerë janë proceduar penalisht pas veprimeve të kundërlig...