
Lufta kundër lajmeve të rreme (Fake News), mbrojtja e lirisë së shtypit dhe garantimi i së drejtës së qytetarëve për t’u informuar, ishin në fokus të Asamblesë së 34-t të Përgjithshme të Aleancës së Agjencive të lajmeve në Ballkan dhe në Europën Juglindore (ABNA-SE) organizuar nga ANSA në Trieste me mbështetjen e Iniciativës së Evropës Qendrore, ku mori pjesë edhe drejtoresha e përgjithshme e ATSH-së, Valbona Zhupa.
12 agjenci lajmesh nga Europa Juglindore, theksuan nevojën për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe integrimin e hapësirës informative, veçanërisht në kuadër të perspektivës evropiane të Ballkanit.
“T’i japim fund lajmeve të rreme, të mbrojmë lirinë e shtypit dhe të garantojmë të drejtën e qytetarëve për t’u informuar. E gjithë kjo duke bashkëpunuar brenda një kuadri të gjerë ndërkombëtar për të konsoliduar integrimin e informacionit”, u theksua gjatë Asamblesë.
Për rëndësinë e informacionit dhe mbështetjes publike për mediat foli edhe nënsekretari i Presidencës së Këshillit të Ministrave të Italisë, përgjegjës për Informacionin dhe Botimet, Alberto Barachini.
“Nevojitet një fond evropian për mbështetjen e informacionit. Në Evropë duhet të punojmë për ta bërë fushën e lojës të barabartë për të gjithë”, tha Barachini.
Ndërsa drejtoresha e Observatorit Ballkanik Kaukaz dhe Transevropian, Luisa Chiodi, vlerësoi se integrimi mes BE-së dhe Ballkanit, në fushën e komunikimit, “është në një pikë kthese”.
Sekretari i Përgjithshëm i ABNA-se, Kirl Valchev, theksoi se bashkëpunimi mes agjencive të lajmeve është një instrument i rëndësishëm në përballjen me dezinformimin.
“Tre ose katër vitet e fundit kanë ofruar një shembull të shkëlqyer se si t’i përgjigjemi dezinformimit, përmes një bashkëpunimi më të madh mes agjencive të lajmeve dhe shkëmbimit të përditshëm të lajmeve të vërtetuara, në kundërvënie ndaj lajmeve të rreme që qarkullojnë në rrjetet sociale”, deklaroi Valchev.
Drejtori Ekzekutiv i ANSA-s, Stefano De Alessandri, vuri në dukje rolin e agjencive të lajmeve si një garanci për informacionin e besueshëm, lirinë e shtypit dhe demokracinë.
“Agjencia jonë e lajmeve dhe agjencitë e përfaqësuara këtu janë një pikë referimi themelor për informacionin, lirinë e shtypit dhe demokracinë”, tha De Alessandri.
Ai theksoi gjithashtu pozicionin strategjik të Triestes, e cila për shkak të gjeografisë dhe historisë së saj përbën një urë lidhëse me vendet e Ballkanit.
ABNA-SE përfshin agjencitë e shtypit të dymbëdhjetë vendeve: ATSH (Shqipëria), FENA (Bosnja dhe Hercegovina), BTA (Bullgaria), CNA (Qipro), HINA (Kroacia), ANA-MPA (Greqi), ANSA (Itali), KosovaPress (Kosovë), MIA (Maqedonia e Veriut), MINA (Mali i Zi), Agerpres (Rumani) dhe AA (Turqi).
Artikuj te sugjeruar
BOTA
10 Shtator14:26
Gushti thyen rekordet e temperaturave, bota përjeton muajin më të nxehtë në histori
Shkencëtarët kanë bërë të ditur se gushti i vitit 2026 ishte ndër muajt më të nxehtë të regjistruar ndo...
BOTA
10 Shtator12:09
Thirrje urgjente Brukselit/ Mbi 100 eurodeputetë kërkojnë zhbllokimin e 200 miliardë eurove asete ruse për Ukrainën
Më shumë se 100 eurodeputetë nga të gjitha grupet kryesore politike i kanë dërguar një letër të përbashk&eum...
BOTA
10 Shtator11:33
Merz akuzon AfD-në për "spastrim etnik", anulon telefonatën me Trump pasi uroi ekstremistët
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz , ka akuzuar partinë e ekstremit të djathtë Alternative für Deutschland (AfD) se kërkon &...
BOTA
10 Shtator11:30
Huthët marrin kontrollin e Muhas në Jemen, pse qyteti është me rëndësi strategjike
Rebelët Huthi kanë marrë të enjten kontrollin e qytetit portual të Muhas në Jemen, sipas tre burimeve qeveritare jemenase që...
BOTA
10 Shtator09:44
Si aleatët e NATO-s penguan komplotin rus të sabotimit të kabllove nëndetëse
Thellë në ujërat e Arktikut pranë arkipelagut të largët Svalbard këtë pranverë, aleatët e NATO-s kapën ...
BOTA
10 Shtator09:39
SHBA shpall Los Tiguerones organizatë t*rroriste, Rubio kërcënon Meksikën: Adresoni çështjen e karteleve ose…
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka kritikuar ashpër Meksikën për atë që e cilësoi si masa të pamjaftueshme kund&...
Piranjat News
BOTA
10 Shtator08:56
Trump premton 5,000 dollarë për çdo amerikan nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e nëntorit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se do t’i ofronte çdo amerikani të rritur një pagesë prej 5,000 dollarësh...
BOTA
10 Shtator08:34
Rritet tensioni Ukrainë-Rusi, Novorossiysku sulmohet me dronë nga Kievi
Deti i Zi po përballet me një zonë të re të vlerësuar me rrezik të lartë, pas goditjes ukrainase ndaj infrastruktur&eu...
BOTA
10 Shtator08:31
Lufta që nuk e shohim: Si hakerët e GPS-it po testojnë "paralizimin" e botës moderne
Rrjetet energjetike, rrjetet e të dhënave, tregjet e aksioneve: sa e lehtë është të paralizohet bota moderne duke sulmuar sistem...
BOTA
10 Shtator08:02
Spanja përjeton verën më të nxehtë në histori, 61 ditë nën valë të të nxehtit
Spanja ka regjistruar verën më të nxehtë që nga fillimi i matjeve meteorologjike, ndërsa vendi është përballur me...