
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur shpalosja e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit – të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë.
Vetëm Thaçi është i pranishëm në gjykatore, ndërkaq të akuzuarit e tjerë janë duke e ndjekur seancën përmes video-lidhjes.
Prokurorja e specializuar, Kimberly West, në fjalën përmbyllëse tha se Thaçi dhe të bashkëakuzuarit e tjerë për muaj të tërë tentuan të ndikonin në dëshmitë e dëshmitarëve për rastin gjyqësor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
“Bashkë me bashkëpunëtorët e tij në këtë proces ai tentoi ta pengonte këtë proces duke ndërhyrë në dëshmitë e këtyre dëshmitarëve dhe u kap. U kap me shumë orë incizime dhe dokumente që konfirmojnë incizimet në fjalë”, tha ajo.
West i cilësoi të bashkakuzuarit e tjerë të Thaçit, si bashkëpunëtorë të tij, shokë të devotshëm, lojaistë, dhe ish-vartës, të cilët, sipas saj, Thaçi i udhëzoi “që të shënjestronin dëshmitarët, dëshmia e të cilët, sipas tij, ishin vendimtare për procesin për krime lufte”.
West pretendoi se udhëzimet ishin të ndryshme, nga kërkesa për ndryshimin e dëshmive, apo që Thaçi të vihej apo të mos vihej në ndonjë vend ku pretendohet se janë kryer krime.
Sipas saj, duke krijuar grupe të vogla, Thaçi udhëzoi të bashkëakuzuarit se si dëshmitë e dëshmitarëve t’i përshtateshin “narrativit të tij”.
Prokurorja tha se dëshmitë u printuan në qendrën e paraburgimit dhe u diskutuan gjatë vizitave po në këtë qendër.
Ajo po ashtu pretendoi se Thaçi kishte biseduar me të akuzuarit e tjerë edhe për hierarkinë e UÇK-së dhe si dëshmitarët, me dëshminë e tyre, siç tha ajo, të zbehnin rolin komandues të tij.
Mbrojtja dhe prokurorët do t’i kenë tri ditë kohë për t’i dhënë argumentet e tyre përmbyllëse në këtë rast që ndërlidhet me çështjen gjyqësore kundër Thaçit dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.
Prokuroria ka kërkuar tri orë për fjalën e saj përmbyllëse.
Dy ditë pas përfundimit të deklaratave përmbyllëse, Thaçi së bashku me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin do të dalin para trupit gjykues për t’u përballur me aktgjykimin për krime lufte gjatë luftës së viteve 1998-‘99 në Kosovë. Për secilin nga ta, Prokuroria ka kërkuar 45 vjet burgim. Të katërtit i kanë mohuar të gjitha akuzat.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
10 Shtator08:36
A mundet Haxhiu ta ushtrojë detyrën e presidentit edhe për gjashtë muaj të tjerë?
Në më pak se një muaj, Kosova mund të përballet me një gjendje të pasigurt kushtetuese, nëse deri më 4 tetor nuk ...
KOSOVA
9 Shtator22:51
Ish-deputeti i Vetëvendosjes kallëzon penalisht Albin Kurtin, e akuzon për tre vepra penale
Përplasja politike brenda kampit të Vetëvendosjes rikthehet në vëmendje, këtë herë përmes një kallëzimi p...
KOSOVA
9 Shtator12:51
Kurti: Konstituimi i Kuvendit s’i shmang zgjedhjet e reja, nevojiten vota shtesë për presidentin
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha para fillimit të seancës konstitu...
KOSOVA
9 Shtator11:38
Me 62 vota pro dhe 16 kundër, Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Pas më shumë se një muaji bllokadë politike, Kuvendi i Kosovës ka bërë një hap drejt konstituimit të legjislatur&...
KOSOVA
9 Shtator10:05
Sot vazhdon seanca për konstituimin e Kuvendit në Kosovë, emrat që pritet të propozohen për kryetare dhe nënkryetare
Pas më shumë se një muaji pritje, deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sot për të vazhduar seanc&eu...
KOSOVA
9 Shtator09:51
Kosova tenton sot të konstituojë Kuvendin, AAK bojkoton seancën
Kosova do të bëjë sot një tjetër përpjekje për konstituimin e Kuvendit, por seanca nis me një tjetër për&cce...
KOSOVA
8 Shtator22:07
Senatorja amerikane përshëndet vendimin e Kosovës për t’iu bashkuar misionit në Gaza
Senatorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joni Ernst, ka përshëndetur vendimin e Kosovës për t’iu bashkuar Forc&eu...
KOSOVA
8 Shtator21:13
Aleanca nuk merr pjesë në vazhdimin e seancës konstituive: Kosova është plotësisht jashtë normës kushtetuese
Aleanca nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës. Vendimi është marrë pas m...
KOSOVA
8 Shtator13:50
Kurti: Serbia kaloi nga mohimi në adhurimin shtetëror të gjenocidit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
KOSOVA
8 Shtator11:46
Dënohet me 1 vit burg me kusht, Ministri i Brendshëm i Kosovës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë vendimin për Xhelal Sveçlën lidhur me incidentin e vitit 2018, kur në Kuvend...