Gonxhja dhe Jorgji takojnë një grup artistësh nga SHBA

10 Shtator 2026, 15:13Kulturë TEMA
Gonxhja dhe Jorgji takojnë një grup artistësh nga SHBA

 Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se së bashku me Jonid Jorgjin, kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, zhvilluan një takim me një grup artistësh dhe kineastësh nga SHBA-ja dhe Kanadaja, mbi mundësitë e reja të bashkëpunimit në fushën e kinematografisë.

Sipas ministrit, në fokus të diskutimeve ishin bashkëprodhimet filmike, krijimi i urave të reja për projekte të përbashkëta, si dhe edukimi dhe zhvillimi profesional përmes shkëmbimit të eksperiencave dhe krijimit të mundësive të reja për brezin e ri të kineastëve tanë.

Gonxhja theksoi se, “Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një pikë takimi dinamike për industrinë globale audiovizuale, ku talenti vendas dhe përvoja ndërkombëtare bashkohen për të krijuar art pa kufij”.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje