Raphinha për rekord, braziliani po shkruan historinë tek Barcelona

Raphinha për rekord, braziliani po shkruan historinë tek Barcelona

15:07, 10/09/2026

Raphinha po e nis sezonin në mënyrën më spektakolare të mundshme dhe tashmë ka filluar të vendosë emrin e tij në historinë e Barcelonës.

Sulmuesi brazilian shënoi dy gola në fitoren 5-1 të Barcelonës ndaj Feyenoordit në debutimin e skuadrës në Champions League, duke e çuar në tetë numrin e golave të tij në pesë ndeshjet e para të sezonit.

Nën drejtimin e Hansi Flick, Raphinha është përshtatur në rolin e “numrit 9”, duke u kthyer në një nga armët kryesore të sulmit ‘blaugrana’. Në fakt, Barcelona ka shënuar pesë gola në katër nga pesë ndeshjet e para zyrtare të sezonit, ndërsa i ka fituar të pesta takimet.

Me tetë gola në pesë ndeshje, Raphinha ka hyrë në një klub të veçantë në historinë e Barcelonës. Sipas të dhënave të publikuara nga “Mundo Deportivo”, vetëm Sándor Kocsis, në sezonin 1958-59, kishte shënuar më shumë në pesë ndeshjet e para të sezonit, me nëntë gola.

Braziliani ka vendosur edhe një tjetër rekord: ai është bërë lojtari i parë i Barcelonës që shënon në secilën prej pesë ndeshjeve të para të një sezoni që nga Luis Suárez, po në sezonin 1958-59.

Raphinha, i cili u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj Feyenoordit, preferoi të mos fliste për Topin e Artë, trofe për të cilin nuk ishte përfshirë në listën e kandidatëve këtë vit.

“Unë nuk flas për këtë, flas për Barcelonën. Po bëjmë një sezon spektakolar”, deklaroi braziliani.

Ndërkohë, me 21 gola, Raphinha ka hyrë edhe në top-pesëshen e golashënuesve më të mirë të Barcelonës në Champions League. Përpara tij janë Messi (126), Luis Suárez (25), Rivaldo (25) dhe Lewandowski (23).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco